• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksioni i SPAK/ VOA: Pëllumb Gjoka i akuzuar për blerje votash në favor të PS

17:36 : 27/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga Prokuroria e Posaçme çoi sot në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish drejtorin e Forcës operacionale në polici Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish punënjës policie dhe emra të njohur të botës së krimit. Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Elvis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur.

Personazhe të ndryshëm të cilët në pamje të parë duket se nuk i lidh asgjë me njëri tjetrin, por që sipas hetimeve të Prokurorisë së posaçme, i bashkojnë fijet e krimit të organizuar, ishin objektiv i operacionit të nisur gjatë natës së bashku me policinë. Një pjesë e mirë e ngjarjeve e kanë zanafillën në Shkodër, qytet ku ashtu si dhe në Tiranë e Kukës, u ushtruan kontrolle në banesa të shumta të personave të dyshuar si të përfshirë në vrasje, tentative për vrasje apo atentate.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, i cili dyshohet të ketë mbyllur çështje penale për të paktën një vrasje dhe një tentativë vrasjeje, në kohën kur ai ushtronte detyrën në prokurorinë e Shkodrës. Në njërën prej tyre, dyshohet të jetë i përfshirë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit të sotëm. Një ngjarje ku shfaqet dhe emri i Ervis Martinajt, eksponent i njohur i botës së krimit, i cili prej thuajse një viti rezulton i zhdukur. Megjithatë, Prokuroria e posaçme ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende.

Në arrest, nën dyshimet se i ka ofruar informacione elementëve kriminalë, ka përfunduar dhe Oltion Bistri, deri para pak ditësh drejtues i Forcës operacionale, një prej njësive më të rëndësishme të policisë. Po ashtu, është arrestuar dhe ish shefi i zyrës kundër krimit të organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, i cili u shkarkua nga policia një vit më parë, ndërsa ishte me detyrë në Berat.

Lexo edhe:

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

Emra të tjerë të lidhur me Martinajn apo fisin e Bajrave në Shkodër, janë pjesë e listës së urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, e për të cilët vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e tyre./VOA

Etiketa: blerje votashPëllumb Gjokaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kaloi “gardhin” për t’u bërë nënkryetare bashkie/ Nikollo: Pas primareve, më përjashtuan nga PD

19:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025
AKTUALITET

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi i dakordësuar mes palëve

12:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

PD-PS dakordësi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, si do të ndahen anëtarët dhe kush mbetet jashtë

12:08 : 22/10/2025
Para

Dy goditje "big" për Elbasanin, verdhblutë marrin ish-kapitenin e Partizanit dhe sulmuesin që iku nga Vllaznia

TË GJITHA

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com