Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, me akuzën se ka qenë një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.
Ngjarja kriminale ka ndhur më 1 nëntor të vitit 2019, tek mbikalimi i Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë. Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilajn, i cili sipas SPAK ka pasur rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.
Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj do të vuajnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
Sipas akuzës, nipin e deputetit të PS-së e implikon ADN-ja e gjetur në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY EÇ, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si “bidon”, “Benzin”, “autostradë.
Në Janar të kjëtij viti, SPAK zbardhi të plotë atentatitn ndaj Arjan Ndojit dhe “Rrumit”, duke lëshuar disa urdhër-arreste. Nga hetimet rezultoi se organizatorët e këtij atentati ishin Plaurent Dervishaj, i cili ende është në arrati për shkak se ndodhet në Dubai, si dhe Ramazan Rraja, një tjetër nip i deputetit socialist, i arrestuar pak muaj më vonë. Ndërsa të dyshuarit e tjerë sipas SPAK ishin në rolin e bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve.
Akuzat për të cilat u shpall fajtor Redjan Rraja:
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Akuzat për të cilat u shpall fajtor Arjol Halilaj:
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Sekuestrimi i pasurive për Redjan Rrajën:
Në tetor të vitit 2022, GJKKO me urdhër të Prokurorisë së Posaçme vendosi dhe sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës. Më konkretisht: një apartament, me sip 76 m2 në Tiranë, e regjistruar në emrin e tij; Pasuria, me sipërfaqe 30 m2, njësi në Tiranë po në emrin e tij, si dhe pasuria njësi me sip 127.5 m2 e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga Rraja.
Pasuria garazh me sipërfaqe totale 18.09 m2 në Tiranë, regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja. Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja. Një orë dore Roleks si dhe shuma prej 2750 Euro.
Redjan Rraja i përfshirë dhe në dy ngjarje të tjera kriminale
Emri i Redjan Rrajës me profesion mjek stomatolog me një klinikë dentare në qendër të Fushë-Krujës ka dalë më herët në dy ngjarje të bujshme.
Në rastin e Xhisiela Malokut, ai përmendet nga ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu si një prej presonave që e kanë kërcënuar, ndëras rasti tjetër është ekzekutimi i bujshëm në mes të ish-Bllokut i Elton Çiços.
Emri i tij përmendet në dëshminë e ish-specialistit të hetimit të krimit në Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, në rastin e bujshëm të Xhisiela Malokut. Kjo e fundit fillimisht akuzoi dhe më pas u tërhoq nga akuzat për dhunë djalin e deputetit Rrahman Rraja, Rexhepin.
Sipas dosjes hetimore për këtë rast, më 30 korrik 2018, Emiljano Nuhu denoncon në Komisariatin nr.6 në Tiranë se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rrahman Rraja. Në procesverbalin e mbajtur Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në një lokal në Tiranë me dy personat e kallëzuar prej tij.
“Unë jam Emiljano Nuhu, specialist i hetimit të krimit në Fushë-Krujë. Në datë 27 korrik 2018 jam thirrur nga prokurori i çështjes Mirela Kapo ku më ka deleguar dosjen për hetim. Ajo mu drejtua: Po ta dërgoj ty këtë dosje se bëhet fjalë për shtetasin Rexhep Rraja, i cili është djali i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja”, nis dëshminë e tij, Emiljano Nuhu.
Më 30 korrik 2018, Nuhu thotë se thirri për të rimarrë në pyetje Xhisiela Malokun në lidhje me procedimin penal të hapur ndaj Rexhep Rrajës, djalit të xhaxhait të Redjan Rrajës. Ish-oficeri i policisë thotë se seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur rreth 2 orë dhe më pas ai ka lënë komisariatin për në drejtim të Tiranës. Këtu thotë se është kontaktuar përmes Ëhats App-it nga Redjan Rraja.
Biseda sipas denoncimit të bërë nga Emiljano Nuhu:
Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?
Emiljano Nuhu: Po unë isha.
Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?
Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit.
Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër.
Nuhu thotë se pranoi të takohej me Redjan Rrajën në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
“Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata m’u prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?”, dëshmon Nuhu.
Ai thotë se iu përgjigj me qetësi duke u shpjeguar se kishte marrë një dosje nga prokuroria për procedimin penal të regjistruar në ngarkim të kushëririt të tyre.
“Ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë-Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë-Krujë. Ligjin në Fushë-Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”, denonconte Emiljano Nuhu.
Në rastin tjetër, 34-vjeçari Rraja, me profesion stomatolog, u hetua dhe më pas dënua me 8 muaj burg për pengim të zbardhjes së të vërtetës në vrasjen e bujshme të Elton Çiços të ndodhur në vitin 2016 në një lokal në zonën e ish-Bllokut.
NëRraja ndodhej në të njëjtën tavolinë me Elton Çiçon, me të cilin kishte lidhje miqësore. Pas vrasjes së Çiços, Redjan Rraja shihet nga pamjet filmike të kamerave të lokalit teksa merr me shpejtësi telefonin dhe armën e viktimës, duke i fshehur ato.
Për këtë, Rraja u akuzua për “pengim të hetimit” dhe më pas dënua me 8 muaj burgim. Gjatë periudhës së burgut mori nofkën “Dentisti” për shkak të profesionit.