• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimet për vizë pune në Europë, çifti: Punuam si skllav, s’na bënë letrat!

20:53 : 24/07/2023
në AKTUALITET

Fiks Fare iu rikthye një problematike të dhimbshme të shqiptarëve, mashtrimet për viza dhe kontrata pune në vendet e Europës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan burrë e grua, të cilët kishin parë në internet se një person nxirrte viza pune në Austri kundrejt 1500 eurove. Kanë shkuar në Austri, kanë punuar rreth 2 muaj e gjysmë dhe pas kësaj kohe pronari u ka thënë se do t’ju çoj në Kroaci të nxirrni kontratë pune. Por, skema ishte e qartë; ata mbaheshin në punë gjatë 3 mujorit të lëvizjes Shengen, punonin orare pa orare dhe një pjesë e parave iu mbahej për të paguar shumën prej 1500 eurosh të kontratës që nuk vinte kurrë.

“Personi më tha do t’ju nxjerr vizë pune, kishte firmë pastrimi. Thjesht më ka kërkuar që s’je në ndjekje penale. I kam marrë në prokurori dhe ia kam dërguar. Jam nisur në datën 11 mars 2023. Ai ishte në qytetin Salzburg, në Austri. Mbërritëm në orën 02.00 të mëngjesit dhe në orën 08.00 të mëngjesit kemi shkuar në punë. Viza s’doli asnjëherë. Në Austri ne pastronim hotele restorante. Personi quhej Idriz Rexhepi, na u prezantua si shqiptar nga Kosova. Filluam punë dhe ne qëndruam 2 muaj e pak ditë. Pazari ishte që për 1 vizë donte 1500 euro. 1500 euro unë dhe 1500 euro bashkëshorti. Do e paguanim me punën që do bënim. Do na mbante lekët e punës. Na mbante në punë 1 orë, 2 orë e 3 orë”, thotë qytetarja.

Më tej pohon se viza dhe kontrata e punës nuk doli asnjëherë.

“Ai i nxori bashkëshortit një tip kontratë në Kroaci. Nuk e di si e bëri atë kontratën. Ne shkuam nga Austria për në Kroaci. Në Kroaci morëm një leje qëndrimi dhe një kontratë. Jo me atë person, por kontratën me një person tjetër. Emri i firmës s’ishte ai i Austrisë, por në Kroaci.

Ai e bën për t’i mashtruar, se i mban nga 1 muaj e 2 muaj në punë, i mban lekët dhe më pas i dëbon. Atje na treguan se për 6 muaj ka pasur mbi 90 punëtorë. Ai e kishte skemën e gatshme. I mbante dhe i shfrytëzonte njerëzit. Na bënte letrat në Kroaci që s’kishte lidhje fare me Austrinë. Atje dyshuam që e lamë punën,”- pohuan për Fiksin çifti nga Berati. Ata shtojnë se pagesën 8 euro e merrnin në dorë dhe jo në bankë.

Lexo edhe:

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

U hoq si Taulant Balla dhe i mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet 27-vjeçari

“Na thoshte grisni letrat që mos të duket sikur punoni te unë. Ne i kemi çuar mesazhe na kthe lekët. Me dokumentet që mora, unë s’punoj dot në Austri. Dikush që kërkon punë i thotë viza është kaq. Dhe më pas i shfrytëzon, sillet keq që të largohet vetë. Ne kemi para’ pa marrë, 1780 euro të dy. S’na i ka dhënë. Ai sillej keq me punëtorët. Në fund na fliste në mënyrë ofenduese. Ne kërkojmë vetëm paratë tona. Mos të ndodhin këto gjëra te njerëzit e tjerë. Ka shumë persona të mashtruar”, pohon çifti Balla.

Ndërkohë, në redaksinë e Fiksit mbërriti një tjetër denoncim, kësaj here me telefon e një tjetër punonjëse. “Unë jam nga Elbasani. Lexova një njoftim që kërkohej pune në këtë firmë pastrimi. Na tha për vizë kontratë pune, ishte 1500 euro. Nuk shënohej në pasaportë” thotë ajo.

Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me këtë person, që quhet Idriz Rexhepi, duke e pyetur për ankesat që mbërritën në redaksinë e emisionit investigativ. Ai tha se “këto pretendime nuk janë të vërteta”. “Ata kanë ardhur për të punuar këtu. Ajo zonja e vogël kishte probleme shëndetësore. Këtij djalit i është liruar kontrata por papritmas ata janë zhdukur. Letrat i janë liruar atij djalit. Po këtij djalit ka ikur dhe më kanë thënë se kanë probleme në Shqipëri dhe kanë ikur” tha ai, teksa gazetarët e pyetën se në fillim u ka premtuar qytetarëve që do të kenë letra austriake. “S’i kam thënë austriake. S’është e vërtetë. Unë se kuptoj ça lidhje ka. Të Shqipërisë s’u lejohen letrat austriake. Unë i kam thënë letrat e Kroacisë dhe këtij djalit i kanë dalë në Kroaci”, pohon ai.

Fiksi e pyeti se “në Austri kanë punuar në të zezë?” Ai i përgjigj sërish se “s’është e vërtetë”. Por, kur gazetarët i thanë se kemi foto dhe video që kanë punuar, pohoi se “çfarë doni prej meje”. Në fakt, Fiks Fare kërkoi nga z. Rexhepi vetëm një informacion për të gjitha këto pretendime, teksa sërish ai këmbëngul se “s’është e vërtetë, letrat e Austrisë s’ua kam premtuar. I kam thënë letrat e Kroacisë. Më kanë thënë që do shkojnë në shtëpi se kanë njerëz të sëmurë”./TCH

Etiketa: mashtrimvize pune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

12:55 : 25/07/2025
AKTUALITET

U hoq si Taulant Balla dhe i mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet 27-vjeçari

12:35 : 25/07/2025
AKTUALITET

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025
AKTUALITET

SKEMA/ Si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona. Zbulohen transaksionet

10:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Morinë 35-vjeçari turk

15:04 : 21/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:35 : 14/07/2025
Para

Ndryshimet që diaspora do të donte t’i shihte në Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com