• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dy burra djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në Kopenhagë

19:29 : 24/07/2023
në BOTA

Dy protestues i vunë zjarrin një kopjeje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin danez të Kopenhagës të hënën.

Që të dy protestuesit ishin nga një grup që e quan veten “Patriotët danezë”, i cili mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetoi drejtpërdrejt ngjarjet në Facebook.

Organizatori i kësaj proteste të hënën në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën atij, pranë një flamuri irakian që e kishte vendosur në tokë.Iraku dënoi djegien e Kuranit para ambasadës së tij në Danimarkë të hënën dhe tha se stafi danez në ambasadën në Bagdad ishte larguar nga Iraku pas protestave atje.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin dhe Irakun pasi Danimarka dhe Suedia lejuan djegien e Kuranit, sipas ligjeve të tyre që mbrojnë fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar.

Ministria e Jashtme e Irakut u bëri thirrje autoriteteve të vendeve të BE-së që të “rishqyrtojnë shpejt të ashtuquajturën liri të shprehjes dhe të drejtën për të demonstruar”.

Lexo edhe:

Trump: Los Angeles do ishte djegur i tëri po të mos kisha dërguar trupat

Ngrihet aktakuzë kundër një burri për përdhosjen e Kuranit në Prizren

Protestuesit në Irak kanë djegur ambasadën suedeze në Bagdad të enjten. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irakiane tha se stafi danez në ambasadë ishte larguar nga Iraku dy ditë më parë.

Në anën tjetër, edhe Algjeria thirri ambasadorin danez dhe të ngarkuarin suedez me punë për të dënuar vazhdimin e sulmeve ndaj kopjeve të Kuranit, tha Ministria e Jashtme algjeriane në një deklaratë të hënën.

Edhe në Jemen, mijëra protestues u mblodhën të hënën në kryeqytetin Sana për të protestuar kundër përdhosjes së Kuranit në vendet evropiane.

Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë Sanan dhe qytete të tjera, organizuan protestën “kundër krimit të djegies së Kuranit të shenjtë”./REL/

Etiketa: djegurkopenhagenKuran

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Los Angeles do ishte djegur i tëri po të mos kisha dërguar trupat

20:50 : 10/06/2025
RAJONI

Ngrihet aktakuzë kundër një burri për përdhosjen e Kuranit në Prizren

15:07 : 20/05/2025
RAJONI

Prizren – Grisi Kuranin në muajin e shenjtë të Ramazanit, ja sa vite burg rrezikon autori

18:49 : 22/03/2025
RAJONI

Incident i rëndë në Prizren! Një person filmohet duke grisur Kuranin – VIDEO

22:47 : 03/03/2025
BOTA

Suedi – Qëllohet për vdekje burri që dogji Kuranin në publik

11:08 : 30/01/2025
AKTUALITET

Vrasja e Lulzim Vishës/ Dalin pamjet e mjetit luksoz të djegur, ishte vjedhur në Elbasan

12:07 : 29/01/2025
Para

Greqia nuk ka qetësi! Pas zjarreve, ndjehen lëkundje tërmeti, epiqendra dhe magnituda

TË GJITHA

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

11:14 : 19/09/2025

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com