• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mijëra izraelitë marshojnë kundër projektligjit për gjyqësorin

18:00 : 21/07/2023
në BOTA

Mijëra izraelitë u bashkuan në një marshim nga Tel Avivi në Jerusalem të premten, në shenjë proteste pasi kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar se do të shtyjë përpara një projektligj që synon të kufizojë autoritetin e Gjykatës së Lartë.

Protesta filloi me qindra demonstrues, por me kalimin e ditës, numri u rrit në mijëra, me izraelitë nga rajone të ndryshme që u bashkuan. Marshimi mbuloi një distancë prej rreth 70 kilometrash dhe shërbeu si një protestë e fuqishme kundër asaj që shumë e konsiderojnë si një nga qeveritë më të djathta të historisë së Izraelit.

Protesuesit kanë planifikuar të kalojnë natën në një kamp në Shoresh, rreth 18 kilometra nga Jerusalemi, përpara se të nisen në drejtim të parlamentit të Izraelit të shtunën, ditën e shenjtë hebraike të Shabatit.

Kjo protestë vjen vetëm një ditë pasi Netanyahu deklaroi vendosmërinë e tij për të çuar përpara projektligjin.

Pavarësisht përballjes së kundërshtimit nga protestuesit, rritjes së numrit të rezervistëve ushtarakë që dezertojnë dhe apeleve nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden për të rishqyrtuar planin, Netanyahu këmbëngul të vazhdojë me planin.

Lexo edhe:

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

Ligjvënësit pritet të votojnë të hënën këtë projektligj, i cili do të kufizojë kompetencat mbikëqyrëse të Gjykatës së Lartë duke kufizuar atë që të rrëzojë vendimet që i konsideron “të paarsyeshme”.

Netanyahu dhe aleatët e tij – një grumbullim partish ultranacionaliste dhe ultra-ortodokse – thonë se plani është i nevojshëm për të frenuar atë që ata i konsiderojnë fuqi të tepërta të gjyqtarëve të pazgjedhur nga populli.

Kritikët thonë se legjislacioni do të përqendrojë pushtetin në duart e Netanyahut dhe aleatëve të tij të ekstremit të djathtë dhe do të minojë sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit të vendit.

Plani për rishikimin e sistemit gjyqësor të Izraelit u njoftua menjëherë pasi Netanyahu mori detyrën si kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të nëntorit.

Presidentët e universiteteve të mëdha izraelite thanë se do të zhvillonin një grevë të dielën për të protestuar ndaj projektligjit, njoftuan mediat lokale.

Mjekët mbajtën një “grevë paralajmëruese” dy orëshe të mërkurën për të protestuar kundër tij.

Ata u zotuan për masa më të ashpra nëse projektligji votohet./REL

Etiketa: gjyqesorizraelprotesta

Lajme të lidhura

BOTA

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja

13:07 : 29/06/2025
BOTA

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025
BOTA

Gaza/ 66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja

16:28 : 28/06/2025
RAJONI

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025
BOTA

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

15:15 : 27/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
Para

Erzeni me president të ri, shfaqet pranë lojtarëve dhe tifozëve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com