• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronat e miliardat që përfitoi Ahmetaj për ti dhënë Zotos e Mërtirit 3 inceneratorët

12:10 : 11/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Për hetuesit e SPAK, Arben Ahmetaj, përmes akteve si ministër i Financave, ka favorizuar bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për të përfituar tre kontratat koncesionare për djegësit.

Në materialin që SPAK i ka dërguar parlamentit, ku kërkon autorizim për arrestimin e tij, zbardhen një sërë transaksionesh financiare që sipas prokurorisë, janë realizuar në mënyrë që Ahmetaj të përfitojë në mënyrë të paligjshme të mira me qëllim favorizimin e Mërtirit dhe Zotos.

SPAK vlerëson se janë “përfitime të parregullta, të dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij”.

Sjellje kjo e personit nën hetim, vijon akuza, që i ka mundësuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit si dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmeve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit. Konkretisht janë 3 kontrata koncesionare, ajo e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Pasuritë e përfituara nga Ahmetaj për të favorizuar Zoton e Mërtirin, sipas SPAK

Lexo edhe:

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Lista nis me një shumë prej rreth 170 480 euro e marrë nga Ahmetaj në vitin 2016 dhe 2017. Sipas SPAK, është mbuluar natyra e vërtetë e burimit duke u paraqitur si pagesë e bërë ndaj ish-ministrit dhe ish-bashkëshortes, përkundrejt një “shitje” ndaj dy personave të 2 apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me 148.8 m2, në Selitë. Por, sipas akuzës, kjo vlerë është paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet dy personave që cilëson blerësit fiktivë.

Rasti i dytë është shuma prej 170 480 euro e përfituar në vitin 2016 dhe 2017. Edhe këtë herë akuza vlerëson se është përdorur e njëjta skemë si në rastin e parë me Zoton e Mërtirin që kanë paguar Ahmetajn dhe ish-gruan përmes të njëjtave persona.

Rasti i tretë është vila në Hammllaj që është vendosur nën sekuestro disa muaj më parë, me sipërfaqe trualli 521.13 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 98 m2. Edhe kjo pasuri, sipas SPAK, është përfituar në vitin 2017 nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në mënyrë të tërthortë nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Klodian Zotos, në vijim në emër të një tjetër personi e më pas në pronësi të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.

Rasti i katërt përbën përfitimin e një shume prej 130 000 mijë eurosh në vitin 2017. Sipas hetimeve, është mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes përkundrejt një “shitje” ndaj një tjetër personi, të 1 (një) apartamenti me sipërfaqe 178.68 m2 dhe 1 garazhdi me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në Selitë. Vlerë kjo sipas prokurorisë e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services” sh.p.k. nëpërmjet një tjetër personi.

Rasti i pestë është shuma prej 140 000 euro e përfituar në vitin 2018 për një apartament e garazh me sipërfaqe të njëjtë në të njëjtin kompleks të përmendur në rastin e katërt. Skema e përdorur është thuajse motamo. Përmes dy personave që sipas SPAK janë blerës fiktivë, paratë u janë paguar Ahmetajt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Rasti i gjashtë që rendit SPAK është shuma prej rreth 34 422 euro në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh përgjatë periudhës 2013 — 2017. Këto janë kryer drejtpërdrejtë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij, thotë akuza.

E fundit vlerësohet shuma prej 2 007 373 lekë në vitet 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., në funksion të një investimi në formë qiraje në një apartament me sipërfaqe 167 m2, në pronësi të Arben Ahmetajt te Shallvaret.

Në këto kushte, SPAK ka ngritur ndaj ish-bashkëpunëtorit të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, më të cilin marrëdhëniet e mira janë prishur prej muajsh, akuzën e korrupsionit pasiv. Po ashtu, prokuroria thotë se këto pasuri dhe të tjera (mes tyre vila e sekuestruar në Palasë) janë fshehur nga Ahmetaj dhe nuk janë deklaruar nga ai siç e parashikon legjislacioni për deklarimin e pasurive për personat e zgjedhur dhe nëpunësve publikë. Akuza e tretë e ngritur ndaj Ahmetajt është ajo e pastrimit të parave.

Në dokumentin dërguar Kuvendit, sqarohet se këto janë gjetjet nga hetimet e deritanishme.

Në 16:00, është përcaktuar të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë që kërkon arrestimin e ish-ministrit të Financave.

/Boldnews.al/

Etiketa: arben ahmetajinceneratorespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
Para

Plas skandali në kombëtare, futbollistet akuzojnë trajnerin: Na kërkon të shkojmë në shtrat me të…

TË GJITHA

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom