Vllaznia zhvilloi ditën e djeshme seancën e rradhës stërvitore për ndeshjen me Linfield, më 13 korrik në orën 20:00 në transfertën irlandezo-veriore. Nën drejtimin e trajnerit Memelli, grupi dukej në gjendje optimale me stërvitjen që vijoi normalisht.
Ajo ç’ka ra në sy dje, ishte prania e një lojtari të ri. Dritmir Beci zhvilli stërvitjen e parë me kuqeblutë dhe pritet të jetë afrimi më i fundit në merkato. Qendërmbrojtësi shtatlartë pritet të rikthehet në Shkodër aty ku doli si futbollist.
27-vjeçari para këtij rikthimi ka luajtur në Kategorinë e Parë me Tërbunin, Tomorin, Burrelin, Erzenin e së fundmi Skënderbeun.