• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strasburgu gjen shkelje në vetingun e ish-gjyqtarit Admir Thanza

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konstaton se ka pasur shkelje të procesit të rregullt në vetingun e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, por vlerëson se vendimarrja e shkarkimit për shkak të problemeve me pasurinë nuk ka mangësi.

19:11 : 04/07/2023
në AKTUALITET, VETTING

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, ka gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës në të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë procesit të vetingut të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza si dhe i ka njohur atij një dëmshpërblim prej 3500 eurosh për kostot dhe shpenzimet.

Megjithatë, Gjykata e Strasburgut vlerëson se nuk ka pasur mangësi në vendimarrjen mbi vlerësimit pasuror të Thanzës, e cila shërben më vete si shkak ligjor për shkarkimin. Gjithashtu, Strasburgu vlerësoi se nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.

Sipas vendimit, ish-gjyqtarit Thanza nuk i janë dhënë mundësi të mjaftueshme për të mbrojtur veten lidhur me mosdeklarimin prej tij të lidhjeve me krimin e organizuar, ndërkohë që arsyetimi i institucioneve të vetingut mbi këtë çështje konsiderohet “i papërshtatshëm dhe formal”.

Problemet për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nisën gjatë vetingut të kryer ndaj tij, ku në përfundim të hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë; kishte fshehur dhurata nga palët që kishte gjykuar; kishte kryer deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit; si dhe kishte kontakte të papërshtatshme.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në KPK më 10 korrik 2018, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit bëri të ditur se ishte zbuluar një dënim me 40 ditë burg për vjedhje në Itali në vitin 1999, të cilën Thanza nuk e kishte pasqyruar në vetëdeklarim. Vendimi i shkarkimit të Thanzës u gjet i drejtë dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

Paralelisht me procesin e vetingut, Thanza iu nënshtrua edhe një procesi penal për mosplotësimin e saktë të formularit të dekriminalizimin dhe u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019, që u konvertua në 18 muaj shërbim prove. Në vitin 2021, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata respektive vendosi sekuestrimin e banesës dhe të një garazhi të Thanzës.

Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar të mjaftueshëm njohjen e shkeljes së nenit 6 të Konventës, ndërsa ka rrëzuar kërkesat e tjera të subjektit. Në vendim thuhet gjithashtu se Thanza nuk ka arritur të tregojë se shkarkimi i tij ka sjellë pasoja të tjera negative, si refuzimi i punësimit në një pozicion të caktuar në shërbimin civil, apo pengimin për të kryer veprimtari si ekspert. Po ashtu, sillet në vëmendje se ai mund të punojë dhe si avokat. “Për rrjedhojë nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak të shkarkimit nga detyra të kërkuesit,” citohet në vendimin e GJEDNJ-së.

Pranë GJEDNJ-së janë depozituar edhe të tjera çështje nga gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar nga detyra për shkak të pocesit të vetingut, pjesa më e madhe e të cilëve janë rrëzuar.

Në rastin e ish-prokurorit Besnik Cani, GJEDNJ gjeti shkelje të konventës për sa i përket të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e krijuar me ligj, për shkak të zgjedhjes së paligjshme të Luan Dacit si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ndërkohë, ish-prokurorja Antoneta Sevdari fitoi të drejtën e saj në GJEDNJ, pasi vendimi për shkarkimin e saj u gjet si masë disporporcionale kundrejt problemeve të vërejtura në pasurinë e krijuar nga bashkëshorti para martese. Megjithatë, u theksua se rasti i Sevdarit është i veçantë dhe nuk sugjeron ndonjë problem sistematik në procesit e vetingut.

/Reporter.al/

Etiketa: Admir ThanzaGjykata e strasburgutveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
Para

PESHËNGRITJE U-15/ Enkileda Carja e jashtëzakonshme! Fiton tri medalje ari me 5 rekorde Europe

TË GJITHA

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com