• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vizita dhe fjalimi i Clinton, Lubonja: Ishte i keqinformuar, Rama e përdori

17:35 : 04/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vizitën e ish-presidentit Bill Clinton. Lubonja tha në rubrikën Opinion në News24, se këtë vizitë e pa me keqardhje dhe se “i erdhi turp”, teksa shihte se populli e priste sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë.

“U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushçov… kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shpëlahen trutë, një provincë e mjerë që nuk  ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët e shkretë me emrat Hillary dhe Clinton. Fatkeqësia është që ka njerëz që u duket shumë e bukur kjo, por mua më kujtoi ata fëmijët që merrnin emrin e Stalinit, Hilterit, dhe nuk kanë emrat e gjyshërve të tyre. Duhet të jesh shumë vend i papjekur për të bërë këto akte”, u shpreh ai.

Më tej, ai tha se vizita e Clinton i ka shërbyer vetëm Edi Ramës dhe politikave të tij aktuale, lidhur me krizën që po ndodh në Kosovë.

“Kjo vizitë i shërbeu kryeministrit Rama, dhe politikave të tij që në momentin aktual janë të përqëndruara për të kundërshtuar dhe luftuar Albin Kurtin, i cili përfaqëson një pushtet që është në kundërshtim me pushtetin që mban në këmbë Edi Ramën, që janë oligarkia, krimi i organizuar, mediat ku investojnë dhe partnerët ndërkombëtar”, tha Lubonja.

Mesazhet për Kosovën që Clinton dha, Lubonja tha se ky i fundit ju duk i keqinformuar dhe se minimalisht duhej që të kishte trajtuar të dyja palët e konfliktit, pra edhe Serbinë.

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

“E pash të keqinformuar Clinton, për të mos thënë të keqpërdorur me atë që po ndodh në Kosovë, dhe se kush janë shakatarët e asaj krize. Në këtë konflikt duhej trajtuar dy palët, por kur ke një kryeministër që në vend të mbajë një qëndrim afër Kosovës… ky ka hall ta përdorë duke shfrytëzuar këtë krizë në Kosovë, kur Kurti në thelbin e vet ka një qëndrim të drejtë që duhet mbështetur. U bë sikur erdhi Zoti dhe solli lirinë”, deklaroi ai.

“Nuhata nëpër të, duke parë dhe prezencën e Sorosit, të birit të tij… këta ndërruan rol dhe në vend t’i thonë vetes që kemi gabuar dhe më herët që kemi mbështetur dy lidera autokrat këtej dhe andej, në Shqipëri dhe Serbi, këta ia veshin tani Kurtit dhe e sulmojnë në mënyrë të padrejtë. Gjykoj se Kurti kërkon mbështetje nga shqiptarët tani”, tha më tej Lubonja.

Por, duke marrë parasysh situatën dhe konfliktin aktual në Kosovë, ku ka gabuar Kurti?

“Nëse ka një gabim, është ndoshta një lloj ndërgjegjësimi jo aq i madh se në Kosovë duhet ndërtuar një Kosvë me dinjitet dhe jo që i var shpresat te ndërkombëtarët. Problemin e krijuan srbët që sulmuan në atë mënyrë sa trembën ndërkombëtarët, dhe këta ndryshuan kartë’, tha ai.

Ndërkohë mungesën e liderëve të Kosovës në këtë ceremoni, Lubonja e konsideron si fyerje që iu bë këtij shteti.

“Po ja ishin ata Clinton-ët  e vegjël përfaqësues… Ishte një fyerje për Kosovën në të gjitha drejtimet. Nuk e di nëse janë ftuar apo liderë të Kosovës, por duhej thënë. Dyshoj se nuk janë ftuar, sepse ka vendosur Rama se ky është që përcakton gjithçka”, tha Lubonja.

Etiketa: Bill ClintonEdi Ramafatos lubonja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
Para

Vllaznia dhe Tirana në garë për sulmuesin shkodran, kuqeblutë në "pole position"

TË GJITHA

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom