• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro prek minimum historik! Ekonomia ka ngecur, por leku “rrëzon” të gjitha valutat

13:45 : 04/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Monedha e përbashkët ka vijuar që të humbë pikë me ritme të shpejta në raport me Lekun, duke tejkaluar të gjitha parashikimet.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.85 lekë, duke u nënçmuar me 0.86 lekë në raport me ditën e mëparshme. Kjo është dhe rënia më e madhe ditore e këtij viti dhe më e forta që nga 28 dhjetori 2022.

Në këto nivele, Euro ka shënuar një tjetër minimum historik në raportet e këmbimit me Lekun, që kur ajo filloi të zbatohej si monedhë zyrtare në janar të vitit 2002.

Në krahasim me fillimin e vitit, Euro ka rënë me 9.69 lekë, ose 8.4%, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur monedha e përbashkët tregtohej me 119.12 lekë këmbehet me 14.35 lekë më pak (zhvlerësim 12%).

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në treg në mesditë, Euro zbriti deri në 104 lekë, sipas burimeve nga tregu.

Të kontaktuar nga “Monitor”, aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg. Sipas tyre, tregu është “mbytur” në euro dhe tregtuesit nuk kanë ku shesin, ndërkohë që nuk blejnë.

Shtimi i numrit të turistëve ka ndikuar në rritjen e ofertës për valutë. Në maj, sipas INSTAT në vend hynë rreth 17%  shtetas të huaj më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa për 5 mujorin janë 42.5% hyrje më shumë.  Gjithsesi, në maj, kur filloi dhe rënia e fortë e euros, ritmet e rritjes së të huajve ishin më të ulëtat në raport me muajt e mëparshëm.

Një tjetër burim i qëndrueshëm i valutës janë hyrjet informale, që kanalizohen kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme. INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë ekonomia u rrit me 2.76%, ndërsa  “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” ndikuan me +0,62 pikë përqindje, dhe “Ndërtimi” me 0.42 pikë përqindje, duke ndikuar të dyja në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Rënia e fortë nxit dhe spekulimet në treg. Agjencitë e këmbimit valutor e kanë rritur marzhin e shit-blerjes në rreth 1.5 lekë, një tregues i luhatjeve të mëdha, ndërsa përgjithësisht ky marzh luhatet në 0.5-1 lekë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, pasi pas datës 20 shtohen hyrjet e emigrantëve. Tradicionalisht gushti dhe dhjetori shënojnë gjithnjë vlerat më të ulëta të këmbimit të valutave për shkak të shtimit të prurjeve nga emigrantët.

Bien gjithë valutat e tjera

Krahas euros, të gjitha valutat e tjera kanë shënuar rënie të fortë, duke treguar se luhatjet lidhen me faktorët e brendshëm të ofertës së lartë për valutë, çka bën që monedhat e huaja të tërheqin njëra-tjetrën për poshtë. Dollari ra me 0.95 lekë, në 96.18 lekë. Paundi u nënçmua me 0.90 lekë, në 122 lekë, franga zvicerane me 0.42 lekë, në 107.49 lekë.

Ekonomia u ngadalësua në tremujorin e parë

Një nga argumentet e zyrtarëve ka qenë që forcimi i lekut reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë. Ndërkohë të dhënat më të fundit nga INSTAT bënë të ditur se të paktën në tremujorin e parë të vitit, ritmet e rritjes së ekonomisë janëngadalësuar, duke reflektuar pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve.

Në kontrast me këtë tendencë, ekonominë e kanë mbajtur në këmbë pasuritë e paluajtshme. Rritja e tregtisë, hoteleve dhe transporti, një tregues i konsumit ka qenë minimale, ndërsa industria ka rënë, duke reflektuar konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare për çmimet e shitjes dhe shtrenjtimin e kostove të bizneseve. Sidomos  industria, kryesisht eksportuesit janë ndikuar dukshëm nga nënçmimi i euros që ka reduktuar të ardhurat e tyre në lekë.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë./Monitor

Etiketa: ekonomieurokembimi valutorlekurenia e euros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:13 : 02/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 01/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:15 : 31/07/2025
AKTUALITET

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

19:14 : 30/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 30/07/2025
Para
Salwan Momika, duke protestuar para xhamisë në Stokholm më 28 qershor. Ai më pas dogji librin e shenjtë të besimit islam

OKB mbledhje urgjente për djegien e Kuranit

TË GJITHA

Juventusi ndalet në miqësore, barazim 2-2 ndaj Reggiana-s

13:42 : 02/08/2025

Karamuça i ngul “Saranda Tower” 32 katëshe qytetit bregdetar

13:40 : 02/08/2025

Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci, katër të vdekur

13:31 : 02/08/2025

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025

Ukraina sulmon rajonet ruse, infrastruktura ushtarake dhe energjetike në shënjestër

13:11 : 02/08/2025

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

13:10 : 02/08/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Eksperimente në hapësirë/ NASA dhe SpaceX transportojnë astronautët amerikanë, japonezë dhe rusë

13:04 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com