• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Gurishta: U largova nga Vllaznia se s’kishte objektiva, Tiranën e kam refuzuar disa herë

18:27 : 28/06/2023
në SPORT

Erdenis Gurishta u transferua te skuadra e CSKA 1948 Sofie në Bullgari si transfer i lirë pasi mbylli kontratën me Vllazninë.

Në një intervistë të dhënë për “Sport News” në “News24”, ai tregoi përse u transferua në Bullgari dhe gjithashtu objektivat deri te Kombëtarja.

Gurishta, si po shkojnë këto ditë me ekipin e ri, si po të duket këto ditë larg Shkodrës tënde?

Më ka marrë pak malli. Është i vështirë fillimi, pasi luaja prej 10 vitesh në Shkodër. Dita ditës po ambientohem. Gjithë djemtë më kanë mbështetur. Për momentin jemi në fazë përgatitore dhe po bëjmë nga 2 seanca në ditë.

Çfarë ambienti ke gjetur Gurishta, si të kanë pritur, je përshtatur ndopak me kulturën aty, gatimet?

Lexo edhe:

Zyrtare/ Kahrimanovic i jep lamtumirën Vllaznisë: Kam shumë për të thënë, por…

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

Të them të vërtetën, ditën që shkova, trajneri më priti shumë mirë. Më pyeti për dëmtimin që kam patur. Më tha që gradualisht do marrësh ngarkesa. Djemtë më kanë pritur mirë dhe më kanë orientuar. Te pjesa e ushqimit, ne jemi zhvendosur direkt për në Slloveni. Ushqimi këtu është i njëjtë si në Shqipëri. Kur të shkoj në Bullgari, do e provoj ushqimin atje.

Pas 9 vitesh vendose të largohesh nga Shkodra, sa i vështirë ishte ky vendim, pse pikërisht tani Gurishta?

Ishtë shumë e vështirë. Kontrata ime mbaroi me 31 maj. Kur më mbaroi kontrata, klubit i kam shprehur gatishmërinë time për të qëndruar te Vllaznia. E kam pasur ëndërr të dal kampion me ekipin e zemrës. Të ardhmes nuk i dihet, mund ta arrij një ditë. Largimi ishte i vështirë, dëshira ishte që të qëndroja. E pashë që ishin shumë larg pritshmërive. Me gjithë respektin, por e pashë që nuk kishin objektiva madhorë si në vitet e kaluara. Pastaj erdhi oferta e CSKA dhe nuk u mendova dy herë.

Keni kaluar një jetë në Shkodër, i keni dhënë gjithçka klubit të Vllaznisë, je i kënaqur për mënyrën se si u mbyll kjo aventurë? Ke ndonjë peng nga ky largim?

Jam munduar që kur largohesh nga diku, duhet të jesh falënderues. Falë Vllaznisë jam ky që jam sot. Ndoshta mënyra sesi u largova, sikur më ka zhgënjyer pak me thënë të drejtën. Kam pritur një deshirë më të madhë për të më mbajtur në ekip. Pata oferta edhe nga brenda Shqipërisë. Por e ke shumë të vështirë të marrësh një vendim dhe të largohesh. Kur drejtuesit e CSKA më telefonuan, kemi rënë shumë shpejt dakord. Kjo ishte zgjedhja perfekte.

Gurishta, ishe nga të pakët famuj në Shqipëri, një lojtar që nuk e ka tradhtuar kurrë ekipin e qytetit të tij. Në këto 9 vite, nuk ke pasur asnjë herë tundimin të largohesh? Çfarë të mbajti kaq gjatë në Shkodër?

Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. Unë isha shumë i lidhur shpirtërisht me Vllazninë. Kam qëndruar me këtë skuadër, edhe kur ra nga kategoria. Kur tjerët i kthyen shpinën, unë qëndrova. Qëndrova, u rikthyem direkt dhe u bëra kapiten. Gjithë ai mund, u shpërblye. Kur unë isha kapiten, Vllaznia fitoi trofe. Normalisht që është arritje

Është e vërtetë që ishe shumë pranë transferimit te Tirana? Besoj që as menaxheri jot, Arbi Laçi nuk do ishte shumë kundër këtij kalimi…

Tirana ka shumë vite që insiston. Insistoi edhe para disa vitesh. Nga ana financiare, më ka ofruar më shumë se Vllaznia. Kam qëndruar te Vllaznia, pasi jam i lidhur shumë me atë skuadër dhe natyrisht një arsye tjetër ka të bëjë me motive familjare. Para 4 viteve, nëna ime ndërroi jetë dhe në familje ishim vetëm meshkuj. Një shtëpi pa një femër, është shumë e vështirë të mbahet. Jam i lumtur dhe nuk jam pishman që kam qëndruar.

Pse e ka kaq të vështirë Vllaznia të konkurrojë dy ekipet e kryeqytetit, çfarë i mungon?

Vitin e kaluar kam menduar se jemi për kampion. Realisht, nuk e di, për shumë arsye si dëmtime dhe penalizime, Vllaznia doli jashtë pritshmërive. Kishte objektiv Europën, por nuk duhet të kënaqen me atë arritje, nuk e di ëfarë ndodhi.

Vllaznia nuk është për titull kampion. E shikoj pretendent Tiranën dhe Partizanin. Nëse dje kam qenë kapiten i Vllaznisë, sot jam tifozi numër një i tyre.

Gurishta, çfarë pret nga kjo aventurë në Bullgari, keni firmos një kontratë 3-vjeçare?

Po është e vërtetë. Të them të vërtetën, kam parë ndeshje në Youtube. Kampionati është më i fortë se në Shqipëri, lojtarët janë më të mirë në Shqipëri. Dua të jem në 100 % tim. Kam filluar të stërvitem dy herë në ditë. Po e shikoj që po rikthehem si më përpara.

Gurishta, Vllaznia të dhurojë një fanellë të Kombëtares, të mungojnë ngjyrat kuqezi, ke një objektiv, një dëshirë…

Fanella kuqezi është ëndërr për çdo lojtar. Të them e realizova, edhe pse ishin ndeshje miqësore. Kur luan për kombëtaren, nuk ka rëndësi çfarë ndeshje është. Unë jam i lumtur që vesha atë bluzë. Nuk dorëzohem, me një paraqitje të mirë në Bullgari, mund ta marr një ftesë.

Etiketa: CSKA SofieErdenis GurishtatiranaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Kahrimanovic i jep lamtumirën Vllaznisë: Kam shumë për të thënë, por…

18:51 : 04/06/2025
SPORT

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

18:29 : 04/06/2025
AKTUALITET

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

17:24 : 04/06/2025
SPORT

Vllaznia mbushet me talente, tjetër produkt i akademisë firmos me ekipin e parë

19:01 : 03/06/2025
SPORT

Vllaznia prezanton afrimin e radhës, 19-vjeçari vjen nga akademia kuqeblu

16:01 : 03/06/2025
SPORT

Vllaznia kërkon 500 mijë euro për Kevin Dodaj, klubi i njohur nordik gati të veprojë

18:52 : 02/06/2025
Para

Çfarë ndodhi? Merr fund miqësia mes Luizit dhe Armaldos

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com