• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kremlini lufton për të shpëtuar fytyrën e Putinit pas rebelimit të Wagner

19:33 : 27/06/2023
në BOTA

Rusia përjetoi kërcënimin më serioz ndaj shtetit në dekada kur grupi mercenar Wagner u rebelua dhe udhëheqësi i saj kërcënoi të sulmonte Moskën dhe të largonte nga pushteti Presidentin Vladimir Putin.

Episodi zgjati më pak se 24 orë, por la pikëpyetje të mëdha për drejtimin e operacioneve të Rusisë në Ukrainë dhe për të ardhmen politike të Putinit.

Trupat mercenare të Wagner-it pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-mbi-Donit të shtunën për rreth 12 orë, duke hasur pak rezistencë ndërsa pushtuan selinë ushtarake lokale.

Tani, pas një marrëveshjeje me Kremlinin, ata do të kthehen në bazat e tyre në territorin që Rusia pushtoi në Ukrainë me premtimin se ndaj tyre nuk do të ketë hakmarrje.

Udhëheqësi i grupit, Yevgueni Prigozhin, u largua për në Bjellorusi nën kujdesin e Presidentit Alexander Lukashenko, një aleat i Putinit.

Lexo edhe:

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

Sulmi në Rumani, reagon Kremlini: Akuzat për dronë rusë në territorin e BE-së janë të pabazuara

Kryengritja e Wagner-it kërcënoi kryeqytetin rus dhe solli reagime të ashpra nga Putini kundër autorëve të saj në një fjalim drejtuar kombit.

“Po përballemi me tradhti të brendshme. Ambiciet e jashtëzakonshme dhe interesat personale çuan në tradhti. Tradhti ndaj vendit dhe popullit të tyre. Luftëtarët e Wagner-it po vdisnin përkrah ushtarëve tanë”.
Zyrtarët rusë kanë vërshuar në media për të propaganduar se Putini doli më i fortë nga kjo krizë e shkurtër. Por vëzhguesit ndërkombëtarë thonë të kundërtën, se dobësitë e udhëheqësit rus janë ekspozuar në mënyrë të pariparueshme.

“Kjo rrëzoiimitin që Putini e kishte kultivuar aq shumë, për të qenë plotësisht në kontroll dhe për të pasur një kontroll të fortë të pushtetit në të gjithë vendin. Është e qartë se nuk është më kështu. Incidenti i Prigozhinit krijon një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për pushtetin në Rusi. Sapo të tjerët të shohin se kjo mund të bëhet dhe mund t’i mbijetosh, do të ketë sfida të tjera”, thotë Keir Giles me organizatën Chatham House.

Tani autoritetet ruse po punojnë për të mbuluar gjurmët e grupit Wagner, i cili deri javën e kaluar vlerësohej nga propaganda e Kremlinit.

Prigozhini ka sfiduar Moskën, duke folur për situatën e pasigurt të ushtrisë ruse në Ukrainë — një nga arsyet që ai thotë se e bënë të fillonte rebelimin.

“Ne humbasim deri në 1000 persona në ditë. Këtu përfshihen të vrarët, të zhdukurit dhe të plagosurit dhe ata që refuzojnë – që nuk duan të luftojnë: jo sepse janë frikacakë, por sepse nuk kanë zgjidhje, nuk kanë furnizime me armë, nuk kanë strukturë komanduese”.

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly vuri në dukje se Prigozhini kishte vënë në dyshim justifikimin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.

“Gënjeshtrat e qeverisë ruse janë ekspozuar nga një prej krerëve të vetë Presidentit Putin”.

Vëzhguesit besojnë se çfarëdo marrëveshje që Putini ka bërë me Prigozhinin, udhëheqësin mercenar e pret një e ardhme e errët.

“Çfarëdo që të ndodhë, për pjesën tjetër të jetës së tij ai duhet të jetë tepër i kujdesshëm, sepse tani është “një njeri i shënjestruar”. Ai ka sfiduar pushtetin në Rusi dhe deri më tani ka mbijetuar. Pyetja është për sa kohë?”, thotë Keir Giles.

Qetësia është rikthyer, të paktën për momentin, në rrugët e Rusisë, por pas krizës akute fundjavën e kaluar, analistët thonë se ngjarjet e ditëve të fundit mund të jenë një pararendës i diçkaje më të madhe.

Etiketa: kremliniPrigozhinPutin

Lajme të lidhura

BOTA

“Putini po rrëmbën fëmijë, kam prova”, Franca sekuestron anijen “hije” të Rusisë, kërcënon Kremlini

16:56 : 01/06/2026
BOTA

Sulmi në Rumani, reagon Kremlini: Akuzat për dronë rusë në territorin e BE-së janë të pabazuara

15:42 : 29/05/2026
BOTA

Analiza/ Si po i përdor Teherani taktikat negociuese të Kremlinit?

19:42 : 16/05/2026
BOTA

Takimi Trump-Xi, Putin ‘bëhet xheloz’. Kremlini: Presidenti rus, shumë shpejt vizitë në Kinë

16:27 : 14/05/2026
AKTUALITET

Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën

08:13 : 14/05/2026
BOTA

Kallas: Putin në pozitën më të dobët se asnjëherë më parë

19:07 : 11/05/2026
Para

Zyrtare/ Mateo Kovacic firmos kontratë afatgjatë me Manchester City

TË GJITHA

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom