Një biznesmen nga Las Vegasi ka treguar se si iu ofruan dy vende për të zbritur në fund të Atlantikut me nëndetësen Titan, por i refuzoi ato.
Tre ditë më parë Jay Bloom shkroi në rrjetet sociale “Kjo është çmenduri… Më ftuan të shkoj në këtë zhytje. Nëse do të pranoja, do të isha një nga pesë personat në bord tani”. Jay Bloom ka publikuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe Stockton Rush, CEO i OceanGate.
Rush besohet se ka vdekur së bashku me katër të tjerë në zhytjen më të fundit të nëndetëses për të parë Titanikun.
Gjatë bisedës Bloom ngre shqetësime për sigurinë, nxitur nga djali i tij Sean, por qetësohet nga Rush i cili shkruan: “Nuk ka pasur asnjë lëndim në 35 vjet gjatë zhytjeve me këtë nëndetëse joushtarake”.
Bloom thotë se ai gjithashtu e pa Rush personalisht në mars, dhe ata diskutuan zhytjen. Bloom thotë në postimin e tij: “Ai (Rush) ishte absolutisht i bindur se udhëtimi me nëndetëse ishte më e sigurt se kalimi i rrugës”.