Avokati Eugen Beci, që për shumë vite ishte prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se anëtarët e organizatës MEK nuk kanë ndryshuar, por ka ndryshuar qëndrimi politik ndaj tyre në Shqipëri.
Beci tha se ndaj tyre janë parandaluar disa sulme terroriste, ndërsa në vitet 2017-2018 falë tyre u parandaluan tre sulme terroriste ndaj Shqipërisë.
“Deri dje ne i mbronim këta njerëz të MEK dhe kemi ndaluar akte terroriste ndaj tyre. Në periudhën që aty kishte dyshime se kishte sulme dhe po bëheshin hakerime normal që policia dhe shteti ndërhynë.
Por duhet të flasim edhe për një begraund terrorizmi. Kjo organizatë nuk ka ndryshuar, është marksiste-islamike, paraushtarake, që u shtrytëzua nga Iraku vetëm për të bërë luftë, duke mos u pranuar në asnjë vend të botës, vetëm në Shqipëri dhe në Zvicër ku dyshohet se është qeveria hije e tyre.
Nuk ka një marrëveshje të shkruar që ne ta lexojmë, ka një ndërhyrje, një letër që ka bërë seicili prej tyre, një pranim detyrimesh që ata s’duhet të merren me politikë, me veprimtari penale. Por është letër e njëanshme, nuk është marrëveshje, që thonë tani se u prish marrëveshja.
Duhet të kuptojmë se është një opozitë në ekzil, sulmet online do t’i bënte, edhe aktivitetin politik. Ata kanë deklaruar se nuk do të bëjmë aktivitet politik në Shqipëri. Këta nuk kanë ndryshuar, ka ndryshuar qasja ndaj tyre.
Autoritetet ligjzbatuese shqiptare në mbrojtje të këtij kampi, në bashkëpunim me informacionet që vinin nga ky kamp arritën të parandalonin tre sulme terroriste në 2017-2018 në Republikën e Shqipërisë. Kjo polici ka hyrë në këtë kamp herë pas here dhe nuk e di pse ndodhi kjo pardje. Policia hyri para një viti për kontroll kanabizimi se janë 40 hektarë. Të gjitha këto ia kalojnë topin te koncepti politik i terrorizmit, jo te policia shqiptare”-tha Beci.