• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksperti i sigurisë: MEK-u e vendosi Shqipërinë në kryqëzimin e Iranit

10:56 : 22/06/2023
në AKTUALITET

Fakti që Shqipëria i ofroi strehim një grupi disident që synon ta përmbysë regjimin e Teheranit dhe që punon aktivisht për ta arritur këtë qëllim, e ka vënë Tiranën në kryqëzim nga Teherani, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë.

Më 20 qershor, Policia e Shtetit Shqiptar bastisi kampin e disa muxhahedinëve iranianë, të njohur si grupi MEK, nën dyshimet se disa pjesëtarë të tij kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”.

Vetë MEK-u e cilësoi aksionin policor si “kriminal” dhe “shtypës”.

Shtuni thotë se nëse dyshimet kundër grupit vërtetohen, ato përbëjnë “kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Lexo edhe:

Irani ekzekuton dy persona të tjerë për protestat antiqeveritare të janarit

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump asnjë vendim për Iranin

Radio Evropa e Lirë: Pas bastisjeve që bënë në kampin e muxhahedinëve iranianë, autoritetet në Shqipëri thanë se ka dyshime për disa vepra penale – në mesin e tyre edhe “provokim i luftës”. A mund të na shpjegoni më shumë për këtë vepër?

Adrian Shtuni: Fakti që Neni 211* përmendet në dokumentin e gjykatës, nënkupton që autoritetet i konsiderojnë aktet në këtë rast si të atilla që e ekspozojnë Shqipërinë ndaj kërcënimit të luftës ose ndërhyrjes së një fuqie të huaj.

Ky është një krim i rëndë që dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, a paraqet grupi MEK rrezik për sigurinë në Shqipëri?

Adrian Shtuni: Pjesëtarët e MEK-ut janë armiq të betuar të regjimit të Teheranit për më shumë se 40 vjet. Fakti që Shqipëria i ofroi strehim një grupi disident që synon ta përmbysë regjimin e Teheranit dhe që punon aktivisht për ta arritur këtë qëllim, e ka vënë Tiranën në kryqëzim nga Teherani.

Sulmi shkatërrues kibernetik kundër Shqipërisë, vitin e kaluar, ishte një shembull i qartë i llojit të kërcënimeve me të cilat përballet vendi. Por, kërcënimi nuk kufizohet vetëm në hapësirën kibernetike.

Qeverisë shqiptare iu desh të anulonte samitin vjetor të MEK-ut më pak se një vit më parë, për shkak të kërcënimeve terroriste.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se autoritetet shqiptare duhet ta vazhdojnë marrëveshjen për strehim me MEK-un? Përfaqësuesit amerikanë në Shqipëri thanë se i takon Tiranës zyrtare të vendosë në lidhje me të.

Adrian Shtuni: Autoritetet shqiptare ranë dakord rreth një dekadë më parë për t’i ofruar strehim grupit MEK për arsye humanitare, por me kusht që grupi të përmbahej nga përfshirja në aktivitete të caktuara politike.

Nëse vërtetohen dyshimet se grupi përdori Shqipërinë për të nisur sulme kibernetike ose për të komplotuar dhe financuar aktivitete terroriste, një gjë e tillë ka të ngjarë ta komprometojë pozicionin e tij.

Aktivitetet e tilla jo vetëm që shkelin marrëveshjen, por përbëjnë një kërcënim të qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Në atë rast, autoritetet do të duhej të peshonin opsione të ndryshme, bazuar në shkallën e përfshirjes në aktivitete të tilla dhe numrin e individëve të angazhuara me to.

Nga ana tjetër, nëse pretendimet nuk mbështeten nga provat e mbledhura gjatë bastisjes ose përmes hapave të tjerë hetimorë, nuk mendoj se marrëveshja aktuale do të ndikohet.

Radio Evropa e Lirë: A mund të vendosë Qeveria shqiptare njëanshëm për ndërprerjen eventuale të marrëveshjes?

Adrian Shtuni: Çdo vend sovran ka të drejtë të hyjë në marrëveshje dypalëshe dhe të tërhiqet prej tyre nëse arrin në përfundimin se kushtet e marrëveshjes janë shkelur, marrëveshja nuk i shërben më interesit më të mirë të vendit, etj. Por, kushtet e marrëveshjes zakonisht përcaktojnë kushtet që do të çonin në ndërprerjen e saj.

Megjithatë, besoj se autoritetet shqiptare do të konsultoheshin me autoritetet amerikane në rast se do të konsideronin një hap kaq drastik.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se SHBA-ja ndryshoi qëndrim ndaj grupit MEK? Ajo shprehu mbështetje për bastisjen e kryer nga policia shqiptare.

Adrian Shtuni: Fakti që SHBA-ja tregoi mbështetje për hapat e ndërmarrë nga autoritetet shqiptare në hetimin e krimeve të mundshme, sipas mendimit tim, nuk tregon domosdoshmërisht një ndryshim pozicioni ndaj grupit MEK.

Thënë thjesht, autoritetet shqiptare kanë të drejtën sovrane për të ndërmarrë çdo hap ligjor që konsiderohet i nevojshëm për të hetuar krimet e mundshme, për të parandaluar kërcënimet dhe për të minimizuar rreziqet për sigurinë kombëtare. Deklarata që kam parë, sqaron se autoritetet amerikane e mbështesin këtë të drejtë, ashtu si dhe hapat e ndërmarrë për ta ushtruar atë./Rel

Etiketa: Adrian Shtuniekspert i politikës së jashtme dhe sigurisëIraniMEKmuxhahedinet

Lajme të lidhura

BOTA

Irani ekzekuton dy persona të tjerë për protestat antiqeveritare të janarit

09:45 : 01/06/2026
BOTA

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump asnjë vendim për Iranin

22:08 : 29/05/2026
BOTA

Dyshohet se spiunoi në favor të një shërbimi inteligjent iranian, arrestohet greku në Britani

16:18 : 29/05/2026
BOTA

SHBA sulmon Iranin për herë të dytë brenda tre ditësh, rritet çmimi i naftës

09:30 : 28/05/2026
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportet mbi draft-marrëveshjen SHBA-Teheran: Një trillim i plotë!

17:29 : 27/05/2026
BOTA

Teherani: Nuk ka marrëveshje me SHBA-në për Hormuzin, uraniumi jashtë negociatave

12:27 : 27/05/2026
Para

Alibeaj kundër Bardhit: Mbledhja e këshillit kishte kuorum, unë jam shpirt i lirë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom