• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dritë-hijet” e arrestimit të Vangjush Dakos, SPAK nis hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

17:22 : 07/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

“Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve Vangjush Dako etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme. Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Por pse dyshohet se është “prishur” sekreti hetimor?

Prej një jave tashmë, në të gjithë rrethin e gazetarëve është folur për një arrestim të bujshëm, të cilin kanë lënë të kuptohet se është për ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon.

Lexo edhe:

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Gazetarët e kronikës kanë bërë disa statuse në rrjetet e tyre sociale, duke nënkuptuar se prisnin ditën e arrestimit. Por po ashtu, një tjetër element i dyshimtë është fakti se në media u raportua lajmi se Dako ishte vetëdorëzuar, i shoqëruar nga avokati i tij në Policinë e Tiranës.

Madje u vendos edhe një mburojë për të mos e bërë objektiv të kamerave që ishin mbledhur para godinës kryesore të “bluve” të vendit. Të gjitha këto të dhëna kanë ngritur dyshimet se diku në SPAK ka “rrjedhje” të informacioneve. Ndaj edhe ka nisur hetimi.

Etiketa: arrestimidalin informacionHetimetspakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

11:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

10:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuzohet se dekonspiroi operacionet e policisë, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Jurgis Çyrbjan

10:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vaut të Dejës

09:58 : 03/10/2025
AKTUALITET

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025
Para

Ndryshime në Qeveri! Shkarkohet zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush e zëvendëson

TË GJITHA

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com