• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO – Mbledhja e PD-së së vulës, mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët

07:54 : 07/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike së vulës ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike.

Të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.

Në daljen e tyre nga ambientet e selisë, mbështetës të Lulzim Bashes i kanë ofenduar.

Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anëtarëve të Kryesisë që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.

Militantet që mbështesin Bashën kanë tentuar që të godasin këta deputetë.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Jashtë ambienteve të kryesisë, mbështetësit e Bashës iu kanë kërkuar llogari deputetëve “rebelë”, duke iu thënë “t’ju vijë turp”, “po na torturoni”, apo kërcënime të tipit “nëse shkoni te Berisha do ta keni pisk punën”.

Mbështetësit e Bashës kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë ofenduar edhe gazetarët që raportonin prej ores 18:00 nga ambientet e jashtme ku mbahej mbledhja e kryesisë.

Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD më datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Deputetët u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar. Po kështu, u kërkua nga ata një bashkim e PD.

Ndërsa grupi i dytë që përbëhet nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie i Tiranës, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi mbështetën zhvillimin e zgjedhjeve më 29 korrik.

Pas mbledhjes, Tabaku njoftoi dorëheqjen si nënkryetare.

“Në gjykimin tim veprimet e tilla të njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja. Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret! Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa  që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD”, tha ajo.

Po ashtu, deputetja Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha kanë dhënë dorëheqjen nga kryesia dhe funsionet në parti.

Ndëkkohë, Gament Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të Martë, dënoi dhunën nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”, shkroi ai.

VOTUAN PRO zgjedhjes së kryetarit të ri më 29 Korrik
1.Enkelejd Alibeaj
2.Flutura Açka
3.Jemin Gjana
4.Taulant Zeneli
5.Endri Hasa
6.Indrit Sefa
7.Kreshnik Çollaku
8.Roland Bejko
9.Gentian Gaba
10.Agron Kapllanaj
11.Arbi Agalliu
12.Fitim Zekthi
13.Gazmend Koduzi
14.Merita Bakiu
15.Orjola Pampuri
16.Taulanda Jupi
17.Xhemal Gjunkshi

KUNDER
1.Jonila Godole
2.Flamur Hoxha

ABSTENIM
Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj

REFUZUAN VOTIMIN
1.Gazmend Bardhi
2.Dashnor Sula
3.Saimir Korreshi
4.Helidon Bushati
5.Bledion Nallbati
6.Dhurata Çupi
7.Lefter Geshtenja.

Etiketa: Lulzim BashaPDPD e vulës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
Para

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom