• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U raportua vetvrasje, babai akuzon dhëndrin: E vrau vajzën dhe e hodhi nga ballkoni

21:28 : 06/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Anisa Gjini, 24 vjeçe, nënë e një djali 3-vjeçar pretendohet se u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ku jetonte me bashkëshortin, Alfred Gjini dhe vjehrrën, Fahrije Gjini. Por babai i të ndjerës ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunshëm pas një sherri mes të dyve.

“Është gjëja më e keqe që më thotë, është hedhur. Që ajo po të ishte hedhur do ishte bërë fije-fije. Nga kati i tretë të mos ketë asnjë shenjë në kokë përveç çarjes, duarsh këtu, shenjat e dhunës, nuk kishte sens. Është vrarë, bashkë me të ëmën”, tha babai.

“Stop” ka siguruar dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës së Anisës.

Alfredi tregon se është kthyer në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 19:00, ata kanë darkuar dhe më pas ai po shikonte ndeshjen Itali-Spanjë.

Alfred Gjini tregon se në momentin kur ka bërë gol Spanja ai është ngritur dhe ka parë Anisën në dhomën e gjumit që po çatonte në telefon.

Lexo edhe:

U bllokuan në Durrës, dërgohen për ekspertizë 4 gurët e dyshuar diamant

Armë zjarri, granata dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës

I është afruar dhe e ka pyetur se me kë po flet. Anisa është përgjigjur se po flet me tezen. Në këtë moment ai i merr telefonin me forcë dhe shkon në banjo për të parë se me kë po fliste Anisa.

Alfredi deklaron se ka kaluar nga dritarja e banjos tek ballkoni dhe në ato momente dëgjon komshinjtë që po bërtisnin, “Ra”.

Ai zbriti nga shkallët me shpejtësi dhe pa bashkëshorten poshtë pa ndjenja. Sipas deklaratës ai nuk ka pritur ambulancën, por e ka çuar Anisën me makinën e tij drejt spitalit, ku ajo u konstatua pa jetë.

“Ma ka lënë nusja, 10 vjeç ma ka lënë atë. E rrita, e çova nuse, dhe e mora të vdekur nga atje. Nuk mundem. E mora të vdekur”, tregon i ati.

Ndërkohë vjehrra tregon se Alfredi dhe Anisa erdhën në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 21:00 ata kanë darkuar së bashku dhe nuk ka pasur asnjë konflikt.

Djali i saj dhe nusja kanë qenë duke parë ndeshjen Itali-Spanjë dhe vjehrra thotë se në këtë moment ka qenë në banjo dhe ka parë djalin me telefonin e nuses në dorë dhe Anisën duke e ndjekur nga pas që t’i jepte telefonin.

Por ai nuk ka pranuar që t’ia kthejë. Vjehrra tregon që Anisa u mërzit dhe vrapoi drejt ballkonit që të hidhej.

Në dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës Fahrije Gjini, ka paqartësi dhe mospërputhje të ngjarjes.

Alfredi deklaron se Anisa ishte në dhomën e gjumit kur e ka parë që po çatonte në telefon, ndërsa vjehrra deklaron se Anisa ishte duke parë ndeshjen me Alfredin.

Vjehrra deklaron se Alfredi ishte në ballkon me telefonin e Anisës, ndërsa djali, Alfredi thotë se u fut në banjo dhe doli nga dritarja në ballkon dhe dëgjoi komshinjtë që thërrisnin se Anisa ra nga ballkoni.

I ati i Anisës thotë, se u njoftua 4 orë pas ngjarjes kur vajza e tij ishte çuar në morg.

“Atë ditë më kanë marrë në orën 1 të natës, kur goca kishte qenë në orën 22:00 në spital. Në 1 të natës më kanë marrë më kanë thënë që na ndodhi kjo “u vra Anisa”. Më ka marrë dhëndri nga dega. Pas katër orësh që ishte vrarë goca më ka njoftuar që ishte ora 1, 1 e 10 që ka ik nipi. Pas nipit kemi ikur dhe ne. Nuk arrita ta shoh. E kemi gjetur në morg. Luftë me veten. U detyrova e mora sepse e prura i bëra varrimin. Nuk e prisja kurrë. Unë mezor i rrita ata fëmijë. I martova për mrekulli. Ishte pas mbajtur, e bëri, ma vrau. Më bëri namin, hatanë. Çfarë me thënë. Më mirë të vdes edhe unë dhe të mbyll hallet sesa këtë”, tha i ati.

“Ai e ka qëlluar një herë gocën tek daja i vet me sebep të çunit se gjithmonë ishte arrogant, mosmirënjohës sepse unë nuk doja që të prishej ajo kurorë sepse thosha hatri i fëmijës. Më pati thënë o ba hajde më merr njëherë. “O babush dëgjo babin kthe rrugë për hatrin e fëmijës. Kthe rrugë për hatrin e fëmijës, s’ka gajle të sillet ai. O babi nuk durohet kjo plaka. O babi nuk durohet e shamja kësaj nëpër lagje”. Nuk mundem më dhe i jap pishmanit asaj që nuk arrita ta marr”, tregon babai kur pyetet për probleme që mund të ketë pasur vajza me bashkëshortin.

Ai flet për shenja në trupin e Anisës, të cilat shtojnë dyshimet për vrasje. Në lidhje me procedurën e policisë së Durrësit ka shumë pikëpyetje.

“Ata kanë pasur kohë të lirë, si i kanë bërë hesapet e tyre i dinë vet. Nuk ia fal këtë që thotë se është hedhur goca. Nuk ia fal sa të jem gjallë. Se po të ishte hedh goca ime do ishte hedhur bashkë me nipin e vogël se nuk kishte burrë nëne t’i ndante. Këto lloj shenjash nuk janë të hedhura. Nuk ka fare këtu. Vetëm një shenjë ka të goditjes. Do ishin thyer brinjë”, tha i ati.

Në procesverbalin e ngjarjes nga OPGJ i Durrësit, Shkëlqim Osmani, janë vetëm 4 foto. Sipas të atit, ai nuk ka bërë një kontroll të detajuar brenda shtëpisë për të parë nëse ka pasur përleshje, shenja gjaku apo prova të tjera që do i shërbenin hetimit.

“Nuk është bërë asnjë kontroll në shtëpi. Me çfarë e çoi në spital? Me biçikletë? Si nuk bëri policia një kontroll atje brenda. I tha nipi me çfarë e çoi, vallaj nuk e di tha. Ishte oficer burri i huaj. Si u bë kjo punë? Kaq shpejt. Nuk është gjithçka leku. Gjaku i fëmijës tim nuk ka për t’u blerë as për t’u shitur sa të jem gjallë unë. Sa të jem gjallë unë! Atë që i ka bërë fëmijës tim do ta vuajë sa të jetë gjallë. Ashtu si po qaj unë për ditë do i vijë ora do qajë edhe ai. Ashtu siç nuk rri dot pa i shkuar një ditë tek varri, nuk rri dot, më ka ikur një fëmijë, engjëll…”, shprehet babai.

“Stop” ka siguruar dhe dëshminë ekskluzive të djalit të mitur të së ndjerës Anisa Gjini. Ai tregon në mënyrë fëminore, se babi e goditi mamin në kokë, derisa asaj i ra të fikët. Fëmija thotë se babai e porositi të mos tregonte se do ta merrte policia.

“Babi po shifte sport. Babi e rrafi mamin dhe pastaj e lagën me ujë. Mua më mbyllën te dhoma me xxxx. I ra të fikët mami dhe babi më tha mos trego”, tregoi fëmija.

Madje fëmija ka bërë një vizatim tek psikologia ku ka pikturuar të ëmën me një shenjë në kokë.

“100% i sigurt që goca është vrarë. Nipi i vogël më është shprehur se kështu erdhi nëna, i hodhën ujë, mami nuk i hapi sytë më. Sot po ta marrin edhe ta pyesin po të njëjta fjalë do thotë. E kam marrë fëmijën e kam çuar, nuk futej fëmija në shtëpi ngaqë ka parë vdekjen e të ëmës me sy. Këtu ku ka pasur shenja tek koka. E përmend, e kërkon. Çdo gjë është shumë e vështirë. Kam pritur shumë nga drejtësia. Nuk dua asgjë përveç drejtësisë. Drejtësinë e dua se ma ka vrarë pa pikën e të keqes gocën. Nuk mund ta vrasësh një fëmijë në atë derexhe siç e ka vrarë ai”, tregoi babai.

/Tv Klan/

Etiketa: Alfred GjiniAnisa GjiniDurres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U bllokuan në Durrës, dërgohen për ekspertizë 4 gurët e dyshuar diamant

10:17 : 11/06/2026
AKTUALITET

Armë zjarri, granata dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës

14:01 : 10/06/2026
AKTUALITET

Në kulmin e tensioneve, Rama ‘plas bombën’: Së shpejti, një investim shumë i madh midis Kavajës dhe Durrësit

21:17 : 09/06/2026
AKTUALITET

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në vendin e punës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

13:02 : 07/06/2026
AKTUALITET

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
Para

Juventus del me deklaratë zyrtare në lidhje me largimin nga Superliga

TË GJITHA

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

14:22 : 13/06/2026

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë pas aksidentit fatal

14:16 : 13/06/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në Mamurras, çfarë dyshohet

14:01 : 13/06/2026

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dyshohet se Armand Shakaj e vrau dhe e groposi, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve

13:32 : 13/06/2026

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, e Di Caprio, yjet e Hollywood të pranishëm në debutimin e SHBA-së në Botëror

13:15 : 13/06/2026

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

13:01 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetholiganbetgrandpashabetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet