Për Alban Prelvukajn kanë shkruar shumë media të rëndësishme ndërkombëtare, pasi restorantet e tij janë në top listën e New York-ut.
Ju ftojmë të lexoni në vijim historinë e djalit nga Plava dhe Gucia, i cili shkoi në Amerikë në moshën 17 vjeçare, 17 vite më parë dhe sot është bërë një sipërmarrës mjaft i zoti.
Ai aktualisht është një nga shqiptarët më të suksesshëm, që ka krijuar brendin e tij.
“Benjamin Stake House” rrjeti i restoranteve të vlerësuar si më të mirët në Neë York disa herë.
Siç mund ta kuptoni edhe ju, ‘ëndrra amerikane’ e Alban Prelvukaj, duket e realizuar.
Për “Pasdite në Top Channel” ai ka rrëfyer historinë e tij të jashtëzakonshme:
“Kam qenë kamarier, ndërsa sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani.
Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim, 300 punëtorë i kam shqiptarë nga 550 në total.
Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork. Babain e kam humbur që ditën që kam lindur, në aksident, dëshira e tij ka qenë të bënte një festë që kisha lindur unë, duke u kthyer në Pejë autobusi ka rrëshqitur në borë se ka qenë koha shumë e keqe dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë. Emrin Alban e kam trashëgim nga babai”, u shpreh Prelvukaj.