• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Partizani të besojë deri në fund”, Gega: Ja avantazhet e Tiranës, Kukësi ia del

17:13 : 24/05/2023
në SPORT

Kampionati shqiptar po shkon drejt fundit me Tiranën në krye dhe Partizanin 2 pikë pas.

Megjithatë, Skënder Gega i kërkon të kuqve të besojnë deri në fund. Në një intervistë për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, u shpreh se futbolli është i çuditshëm.

Ai u ndal edhe te Tirana, ndërkohë që ka folur edhe për skuadrat e tjera të Superiores, përfshirë këtu Kukësin e Vllazninë.

“Partizani? E kam ndjekur me sa mundësi kam pasur dhe ka bërë sezon pozitiv. Ka pasur kampionat me shumë disbalanca që nga fillimi deri në fund dhe deri para disa javësh ka pasur pak diferencë. Siç ishte një javë nuk ishte java tjetër. Janë vetëm dy ndeshje dhe për secilën bëhet kampionati i vështirë.

Mendoj se këtë vit sidomos, duke parë investimet e presidentit Demi, ka qenë investim i madh dhe kosto e madhe dhe nuk është anashkaluar objektivi. Dalja kampion dhe Europa është diferencë e madhe. Është gjithçka të dalësh kampion, tjetër ndjesi, dëshirë dhe diçka financiare. Ka qenë një vit ndoshta insistues që Partizani të dalë kampion prej investimit.

Lexo edhe:

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

 

 

Largimi i Mehmetit? Janë vendime klubesh dhe çdo njeri që vjen mundohet për të bërë më të mirën dhe varet nga klubi se çfarë kërkon dhe çfarë objektivash ka. Nuk ka komentuar largime trajnerësh pasi gara nuk është mes trajnerëve. Nuk ka hapësirë për të parë mbrapa dhe për të shpërndarë përgjegjësi sepse kanë bërë mirë.

Problemet e Partizanit? Konkretisht, analizat bëhen dhe njerëzit flasin. Ato japin opinione por nuk e di çfarë ka çaluar dhe për deri sa diferenca është 2 pikë nuk kanë çaluar shumë gjëra. Duhet të jesh i brendshëm. Këto 2 javë duhet të kthehesh mbrapa pasi nuk vendoset gjithçka këtu. Të dyja ekipet kanë lënë pikë në ndeshje jo të vështira. Për të marrë kampionat, nuk duhet të kesh ulje-ngritje dhe të shohësh kundërshtarin. Të jesh 2 pikë larg Tiranës është pak dhe Partizani nuk duhet dorëzuar sepse ka ndeshje. Tirana kaloi një ngërç të madh pasi derbi dhe Laçi i kanë dhënë një bonus.

Ndryshimi me Partizanin kampion? S’dua të bëj krahasime sepse për 3 vite janë ndërruar shumë trajnerë, 7. Kanë mbetur vetëm Telushi dhe Hoxha. Partizani i këtij viti ka bërë ndryshime. Më ka bërë përshtypje Mba dhe është investim që ka justifikuar ardhjen e tij. Ka lojtarë si Rrapaj që janë premtues për të ardhmen apo Telushi me eksperiencën e tij. Këta janë shtylla kurrizore por nuk duhet ndryshuar klubi dhe duhen mbështetur të rinjtë. Kam parim ti besoj të rinjve. Eksperienca dhe presioni janë një pikë që duhet të jesh i kujdesshëm. Ndryshimet e formacioneve janë si për shembull Tirana ka pasur një balancë më tepër sepse ka pasur 7-8 lojtarë stabël.

Derbi? Edhe unë kur isha te Partizani, derbi ka pasur 2 pole. Tirana ishte me shumë probleme por diferenca është e vogël pasi janë lufta, cinizmi dhe kujdesi. Ndryshimet e trajnerëve, vendosja e skuadrave. janë shumë gjëra dhe askush nuk e parashikon para derbit që Partizani nuk ka mungesa dhe do të fitojë ndeshjen.

Një trajner sheh 3 skena, humbjen që e trishton, barazimin dhe fitoren. Partizani e filloi me 1-0 dhe ishte pozitive por nuk kishte lojë me rast sepse ishin me gishtat e dorës. Tirana shfrytëzoi një hapësirë sepse futbolli është për milimetra që mund të ngresh kupën ose jo. Situata është tjetër tani.

Fitoret e Tiranës? E thashë që diferenca është 2 pikë. E thashë që opsionet e Tiranës janë që ka luajtur me 1 formacion, ka lojtarë stabël dhe ka balanca. Nuk jep spektakël por dihet se çfarë japin ato që janë në fushë. Ky ishte ndryshimi nga Partizani.

Titulli kampion? Matematika të jep shpresë. sot janë sytë nga Tirana dhe Partizani nuk ka probleme. Kastrioti ka rënë dhe sytë janë nga Tirana por ka eksperiencë dhe me rikthimit që ka, e vështirëson por shpresa vdes e fundit.

Kupa? Janë objektivat e klubit. Klubet kënaqen me pak në Shqipëri dhe kampionati është kryesori por në fund është Kupa që të çon në Europë. Është trofe për karrierën dhe historinë por kampionati është ndryshe. Tirana ka shansin t’i marrë të dyja. Ndoshta edhe asnjërën, pasi ka ndeshje. Kampionati është i hapur dhe Partizani të mos dorëzohet.

Egnatia? Në Europë nuk parashikohet pasi ka ekipe si Skënderbeu, Tirana, Partizani apo Vllaznia. Një qytet aq i vogël dhe me investim por pa akademi, është bërë punë e mirë dhe e drejtë. Janë marrë lojtarët e duhur me karakter. E kam parë Egnatian si surprizë dhe më bëhet qejfi që është aty ku është. Nëse punon dhe djersin e nuk bën hile ndaj fanellës, do të shkosh diku. Edhe nëse nuk shkonte në Europë, nuk ishte hap fals.

Kukësi dhe Vllaznia? Kam qenë pjesë e Kukësit në përgatitore dhe trajner në 4 ndeshje. Me 2 barazime dhe 2 humbje mendoja se do të rregulloheshin gjërat. Kam besim. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Për aq kohë sa kam qenë, i ruaj gjërat e mira dhe kam besim se Kukësi nuk rrezikohet. Për Vllazninë kam pasur rezerva. Mënyra se si luanin në sulm do të kishte kosto. Lëvizja e Josës, pa dashur të ndërhyj në punët e klubit, nuk i di arsyet por mendoj u largua në moment të gabuar.

E ardhmja? Jam mes Amerikës dhe Tiranës. Po shoh me qetësi. Sot për sot çdo ekip ka trajner dhe po matem mirë për të parë gjërat siç duhet dhe për të qenë i qetë e i respektuar. Ky është profesioni ynë. Nuk kam profesion tjetër. Sporti është primar për mua dhe ia lëmë kohës”, u shpreh Gega.

Etiketa: gegatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

17:24 : 04/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025
AKTUALITET

Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

14:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025
AKTUALITET

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025
Para

Seanca në KPK/ Lazer Sallaku jep shpjegime për pasurinë dhe çështjen CEZ

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com