• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasje në Kavajë/ 47-vjeçari ekzekutohet për hakmarrje në sy të të atit, dinamika

22:50 : 21/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Arian Gosa, 47 vjeç, është personi i cili u vra me armë zjarri këtë pasdite në Kavajë. Krimi, sipas hetimeve, ka ndodhur për motive hakmarrje. Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, viktima ishte ulur në një lokal me të atin pranë shkollës “24 Maji” kur është qëlluar me plumb në kokë nga një person me kapele.

Persona të tjerë ndodheshin në lokal kur ndodhi vrasja, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.

Arian Gosa

“Rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, tha policia në një njoftim paraprak për rastin.

Lexo edhe:

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

Arian Gosa është vëllai i Edmond Gosës, i cili u vra më 29 Mars, gjatë një konflikti po në Kavajë dhe sipas hetimeve, krimi ka lidhje me këtë ngjarje.

Edmond Gosa i cili njihej edhe me emrin Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Sali Rexhën, i njohur po ashtu me emrin Altin Rexha. Ngjarja në fjalë ndodhi në një lokal dhe dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë.

Edmond Gosa (majtas) dhe Sali Rexha (djathtas)

Sherri mes palëve kishte nisur në verën e vitit 2022 në një lokal në Kavajë. Sipas hetimeve, Armand Gosa kishte ofenduar Rexhën me origjinë duke i thënë se “malokët nuk kanë punë në Kavajë”. Prej atij momenti, Rexha dyshohet se kishte marrë një armë pa leje dhe e mbante për vetëmbrojtje.

Si autor të vrasjes së sotme, policia ka shpallur në kërkim vëllanë e Sali Rexhës, Habib Rexha, 31 vjeç.

Habib Rexha

“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç”, njoftoi policia, që vendosi dhe një shpërblim monetar për këdo që jep “informacione të vlefshme për kapjen e të riut”.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftim.

Pas vrasjes së të vëllait Arjan Gosa ishte kthyer nga Italia dhe raportohet se nuk është larguar më deri në mbrëmjen e sotme, kur u ekzekutua.

Vëllezërit Gosa janë përfshirë dhe në një vrasje tjetër 11 vite më parë.

Sipas dosjes së prokurorisë për ngjarjen e asaj kohe: “Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta, në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga një dyqan”.

Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ka humbur jetën më pas.

Të dy u dënuan nga gjykata e Kavajës për ngjarjen.

Etiketa: Edmond Gosakavajevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
AKTUALITET

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

11:21 : 08/10/2025
AKTUALITET

U plagos në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

10:26 : 08/10/2025
AKTUALITET

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

10:13 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi në Kolumbi/ Artur Tushi u qëllua me 11 plumba, detaje rreth vrasjes së shqiptarit

15:41 : 07/10/2025
Para

Real Madrid shpallet kampion Europe në basketboll (VIDEO)

TË GJITHA

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com