• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spanja gjen zgjidhjen ndaj shpopullimit, mirëpret krahëhapur emigrantët

15:20 : 20/05/2023
në AKTUALITET, BOTA

Pjesa më e madhe e Evropës perëndimore po pëson tkurrje të popullsisë, por ky problem është veçanërisht i pranishëm në Spanjë, ku qeveria thotë se mbi gjysma e bashkive të vendit rrezikojnë të shpopullohen për shkak të eksodit nga zonat rurale, me shumë të rinj që po zhvendosen drejt qyteteve të mëdha, ose që zgjedhin të mos kenë fëmijë. Nga qyteti katalonas Vilada, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Alfonso Beato, na sjell historinë e një emigranteje nga Hondurasi dhe tre fëmijëve të saj, që po i sjellin jetë të re një komuniteti që po mpaket.
Spanja ka një ndër nivelet më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian dhe zonat e saj rurale po përjetojnë një rënie të shpejtë të popullsisë. Qytete të tëra kanë mbetur me banorë të moshuar dhe të ardhura në rënie.

“Një humbje popullsie me njëqind veta në dy vite, për një qytet si tonin do të thotë rënie të popullsisë me 20% dhe kjo pasohet me humbjen e shumë shërbimeve, humbjen e shërbimeve mjekësore. Shkolla është konsoliduar, por edhe ajo rrezikohej të mbyllej”, thotë Joaquim Espelt, kryebashkiak i Viladas.

Marelin Moradel nga Hondurasi dhe tre vajzat e saj u mirëpritën krahëhapur në këtë qytezë të qetë në malet e Katalonias. Banorët që kanë mbetur e shohin ardhjen e tyre si një rigjallërim të komunitetit.

“Ajo që më pëlqen më shumë është se njerëzit të flasin edhe pa të njohur. Të thonë ‘si je?’ dhe pastaj fillojnë të pyesin ‘si po të shkon dita?’, apo të pyesin për familjen dhe përpiqen të të afrojnë”, thotë zonja Moradel.

Lexo edhe:

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

 

 

Katalonia ka filluar një projekt pilot për të inkurajuar vendosjen e njerëzve në qytezat si Vilada. Këshilli i qytetit ka tërhequr kështu Marelinën së bashku me tre vajzat e saj, duke shpresuar se ato do të dëshirojnë të qëndrojnë dhe të krijojnë jetën e tyre në këtë qytezë malore.

Në këtë projekt po marrin pjesë 30 qytete të Katalonias, duke tërhequr emigrantë që vijnë nga vende si Ukraina, Siria, Kolumbia, Afganistani dhe Venezuela.

“Për ne, kombësitë janë të gjitha njëlloj në fund të ditës. U ofrojmë mundësinë familjeve, me prejardhje dhe gjendje ekonomike të ndryshme, të jetojnë në këtë mjedis rural”, thotë Oriol Lopez, nga Shoqata e Mikropopullsive të Katalonias.

Marelin e konsideron të rëndësishme sigurinë personale, që luajti një rol të madh në vendimin e saj për të ardhur në këtë qytet të vogël. Ajo jetonte më parë në El Raval, një lagje e Barcelonës me popullsi nga kultura të ndryshme, ku ajo përjetoi një nivel rrezikshmërie, në veçanti për adoleshentët.

“Ajo që më pëlqen në Vilada është se vajzat e mia mund të dalin lirisht. Nuk kam frikë se qëndrojnë përjashta deri në 8 apo 9 të darkës. Nuk kam ndonjë kufizim për orarin se kur duhet të kthehen në shtëpi, pasi kur janë jashtë, e di se më kë janë dhe kë kanë përreth”, thotë ajo.

Njerëzit shpesh zgjedhin të zhvendosen nga zonat urbane drejt zonave rurale për shkak të faktorëve si siguria dhe mundësive më të mira për strehimin.

Kjo ofron shpresë për banorët e Viladas që po përpiqen të ruajnë gjallërinë e qytetit të tyre./VOA

Etiketa: emigranteshpopullimSpanje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

12:42 : 26/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

11:41 : 25/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Britania vendos sanksione ndaj trafikantëve të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

09:27 : 23/07/2025
BOTA

Mbretëria e Bashkuar shpall sanksione të reja, synojnë bandat e kontrabandës së emigrantëve të paligjshëm

18:37 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

17:33 : 22/07/2025
AKTUALITET

Radhë kilometrike në Qafë Botë

17:36 : 19/07/2025
Para

FOTOLAJM/ Çifti i njohur i showbizit shqiptar bëhen prindër të një tjetër djali

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com