Pas zgjedhjeve të së dielës Edi Rama i është rikthyer podcastit të tij “Flasim” dhe këtë herë përballë ka thirrur “Blu Bradhërs prej Shkodre”, siç i cilëson ai fituesin e BBVIP, Luiz Ejlli dhe të sapozgjedhurin kryebashkiak, Benet Beci, për shkak të bindjeve politike të djathta që kanë shprehur në të shkuarën.
Ky është podcast-i i parë që kryesocialisti transmeton pas zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe ajo çka Rama ka kërkuar të nxjerrë në pah me këmbëngulje, ishte që Ejlli të pranonte se qeveria e majtë e ndihmoi me një vend pune, në kohën kur Benet Beci ishte drejtor i KESH.
Këngëtari në krahun tjetër i është përgjigjur duke shprehur mirënjohjen për Becin si individ, por jo për përkatësinë politike, pasi sipas tij edhe fitorja e kandidatit të PS pas 32 viteve ndodhi sepse Shkodra votoi me mend dhe jo me zemër.
Luizi vijoi duke thënë se për ata që i thonë “u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm”, ai nuk merret.
PJESË NGA BISEDA
Edi Rama: Është shumë interesante të dëgjoj për fëmijërinë dhe si i ke hyrë rruhës së muzikës. Nga filloi lidhja?
Luizi: Gjyshi im ka punuar me qemale dhe ka vdekur kur babi im ishte 12 vjeç, nuk ia trashëgoi babit por mua. Kma qenë në bark të nënës që punonte në shkollën muzikore mes instrumenteve. Kur isha 6 vjeç nëna më futi më shkollë muzike. Më vonë punoja kamarjer, isha në banak kur më erdhi një shok dhe më tha kanë ardhur “Ethet”, shkova dhe fitova. Në 2006 isha në eurovizion dhe aty u dashurova, dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën e edukimin jashtë Shqipërisë. Kisha dy zgjedhje të zemrës apo karrierës dhe zgjodha zemrën. Unë sot kam një respekt të jashtëzakonshëm për të edhe pse nuk eci, por kur u ktheva kishin ndryshuar gjërat shumë dhe e pashë që isha dorëzu tek kjo pjesë. I humba shpresat për çdo gjë dhe për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara derisa më erdhi telefonata e BBV, një natë para thashë çfarë do të humbas dhe luajta si luajta, arrita deri në fund me gabime e me të gjitha.
Edi Rama: Ajo që ma më ka mbetur në kujtesë është Festivali, ku më pas shkove në Eurovizion.
Luiz Ejlli: Shkova në Eurovizion në 2006 dhe sa u ktheva nga Eurovizioni isha në kulm si të themi, isha në qendër të vëmendjes si këngëtar, i rrymës së muzikës së lehtë, jo komerciale, jo banale dhe aty u dashurova dhe ajo vajzë kishte planet e saj për shkollën dhe edukimin jashtë Shqipërisë dhe isha mes dy zgjedhjeveose të rrija këtu dhe të vazhdoja karrierën ose të zgjidhja zemrën dhe të shkoja me të.Unë zgjodha zemrën. Nuk jam i penduar absolutisht sepse kanë qenë vite shumë të bukura me të, por fati nuk deshi, nuk eci.
Nga sot domethënë vazhdoj, kam një respekt të jashtëzakonshëm si për të, si për familjen e saj, për gjithçka kanë bërë dhe kemi kaluar bashkë, por kur u ktheva e pashë që tregu kishte ndryshuar, gjërat kishin ndryshuar, kishin ecur, evoluar si në çdo vend, ishin futur rrjetet sociale fuqishëm dhe ky digjitalizimi u bë gjithçka shumë shpejt, eci gjithçka shumë shpejt për hir të së vërtetës. Dhe e pashë që isha dorëzuar domethënë tek kjo pjesë dhe aty pastaj, fillova duke i humbur shpresat për gjithçka, edhe për të ndenjur, sepse me vinte inat me veten.
Jo se s’kishte hapësira ndoshta këtu, por se e kisha inatin me veten, se thosha kisha gjithçka dhe sot s’kam asgjë. E për fatin që ndoshta bëra zgjedhjet e gabuara, njerëzit e gabuar dhe isha dorëzuar dhe doja thjesht të ikja se me vinte turp nga vetja, domethënë mos t’i dilja njerëzve para deri sa më erdhi kjo telefonatë për Big-un dhe thashë, të hyj, të mos hyj, pastaj thashë ta provoj se është shansi i fundit.
Dhe para se të hyja, një natë para thashë, po ça mund të humbas, dhe nëqoftëse luaj fort, çfarë do humb? Maksimumi do të më eliminojnë se s’do më vrasin. Dhe luajta si luajta dhe arrita deri në fund. Me gabime, me të gjitha, kuptohet, por ia dola.
Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?
Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.
Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?
Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..
Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?
Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqëm edhe talenteter do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.
Edi Rama: Po kur ishit përpara në fëmijëri me Shkodrën?
Benet Beci: Ne në fëmijëri kishim lidhje shumë të fortë me Shkodrën. Shtëpia jonë e gjyshit, një shtëpi shkodrane tipike nga ato çardak, me ahër, ajo ishte një muze ndoshta dhe si të them, ndoshta fantazia e parë ose bota e parë e madhe me të cilën unë u njoha dhe që ndoshta ishte shumë më e madhe se në Tiranë, se në Tiranë ne kishim një shtëpi apartament te zakonshëm. Dhe atje shkonim, atje ishin thesaret, domethënë kujtimet e mia mbi ahrin e Shkodrës edhe mbi zbulimet, gjërat e fshehta – që shpeshherë thonë, fëmija mëson përmes asaj që i fsheh sesa përmes asaj që i tregon, – të gjyshit dhe aty i hapnin dhe shikonim, gjenim ndonjëherë ndonjë fotografi të Zogut të fshehur diku ose gjëra të vjetra të dala nga shtëpia, e kështu që ajo ka qenë një kujtim shumë i bukur. Në Shkodër në shkonim shpesh si fëmijë, prindërit kalonin ca kohë, kishte oborr, kishte lule, kishte hapësire dhe gjithmonë ishte një gjë e rregullt, ishte një gjë e saktë e pastë dhe dashuri e madhe. Në Shkodër kishte shumë dashuri. Unë e vija re si fëmijë që na donin shumë në Shkodër.
Edi Rama: Ti domethënë ti pastaj u dashurove, u martove dhe që atëherë pastaj nuk ndryshove?
Benet Beci: Jo nuk ndryshova.
Edi Rama: Ne e kemi pas një çikë më ndryshe.
Benet Beci: Jo, unë jam që nga gjimnazi..
Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..
Luis Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.
Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i themhë, si je – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha.I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.
Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.
Luiz Ejlli: Unë kam foto atë ditë aty.
Edi Rama: Ke qenë aty?
Luis Ejlli: Jam pagëzuar aty.
Luiz Ejlli: Kam parë “Grande Fratello” kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh. Që atëherë nuk e kam parë më. Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja. Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka. E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…
Kryeministri Edi Rama: Mua jo…
Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.
Kryeministri Edi Rama: Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.
Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh. Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës.
Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?
Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?
Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së majtë.
Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.
Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.
Luiz Ejlli: Absolutisht që po.
Edi Rama: Ke thënë që Beneti tu gjend kur ke qenë në moment të vështirë. Luizi nuk paska parë gjë përveç Big Brother, po ti Benet kishe parë ëndërr që mundtë ishe kryetari i Bashkisë Shkodër?
Benet Beci: Jo nuk kam parë në fakt por gjithë kohës kur shikoja çfarë bëhej mendoja si i bëhet të bëhet edhe në Shkodër një gjë e tillë. Kam menduar si mund të arrij një ditë të bëj atë që po bëhet edhe në Shkodër. Shkodra ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë në të gjitha punët që bënim. Është një kohë e gjatë refleksioni.
Luizi: Unë them që është hera e parë që Shkodra ka votuar me mend dhe jo me zemër. Ka pa Bentin e ecurinë e Shkodrës 30 e ca vite dhe kanë thënë përse jo çfarë do të humbasim.