• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Fier/ Problem me sistemet, pacientët në radhë për vizitë te mjeku specialist

21:07 : 19/05/2023
në Lajmet e Dites

Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fierit rezulton qarku i dytë pas Tiranës me popullsi më të madhe, përkatësisht 278,413 banorë. Duke qenë se ka një dendësi të madhe  të popullsisë edhe nevojat për vizita tek mjeku specialist janë të mëdha. Por në Fiks Fare mbërrijnë çdo ditë denoncime të shumta për radhët e gjata që duhet të presin edhe pse shkojnë me rekomandim nga mjeku i familje. Madje, përveç këtij rekomandimi, duhet të lënë ora e ditë tjetër për të kryer vizitë tek mjeku specialist.

Një pensioniste nga Fieri ankohet se nuk po mundet të vizitohet dot tek mjeku specialist edhe pse ka ndjekur gjithë procedurën e nevojshme. Shkak është radha e madhe. “Mora rekomandimin nga mjeku i familjes në një copë letër dhe u paraqita tek poliklinika për vizitën tek specialisti, por pash që kishte mbi 150 veta në radhë me të njëjtin orar dhe ditë si unë“, thotë e moshuara. Ajo tregon se ka shkuar 3-4 ditë resht dhe radha ka qenë po e njëjta madje në rritje. Ajo ngre dhe shqetësimin se përveç orarit dhe fashës orare që i jep mjeku i familjes, ajo në poliklinikë duhet të marrë një tjetër orar dhe ditë për vizitë.

Fiksi u paraqit vetë në Poliklinikën e Specialiteteve Fier për  të parë nga afër situatën. Ditën e parë gazetarët hasën një radhë të gjatë në poliklinikë ku numri rendor që trërhoqën mbante shifrën 156. Me këtë numër paraqiteshe në recepsion për të prenotuar aty vizitën me fashën orare dhe ditën për tek specialisti, edhe pse ishin të pajisur më një të tillë bashkë me kodin e prenotimit nga mjeku i familjes.

Ditën e dytë gazetarët e Fiksit u paraqitën sërish në poliklinikë dhe këtë ditë ata ishin të 174-tit në radhë.  Gazetarja pyet rojën nëse janë rregulluar sistemet dhe vetë roja thotë se as kanë për t’u rregulluar. Nëse nuk e bëjnë që nga mjeku i familjes të shkojnë direkt tek mjeku specialist.

Fiksi paraqitet edhe ditën e tretë rresht ku është e njëjta situatë. Pyesin një nga punonjëset në recepsion dhe ajo pohon se në këtë mënyrë kanë kaluar edhe 2000 pacientë në ditë. “Sistemi nuk ka punuar, sot u rregullua. Mjeku i familjes nuk ka akses fare të japi rekomandim, thjesht jep kodin  dhe prandaj duhet të kaloj tek ne  që t’i lëmë orarin për tek specialisti. Kjo pasi tek specialisti nuk hapet fare kodi i mjekut të familjes përveçse këtu tek ne” shprehet punonjësja.

Lexo edhe:

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

Pra sistemet ndërmjet tyre nuk janë të aksesuara dhe kjo bën që të krijohen radhë të gjata dhe sorrollatje për pacientët.

Fiksi pyeti për këtë problem pranë Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Fier. Arbër Arapi drejtori i institucionit tha se problemi ekziston dhe janë në dijeni  por që po punojnë për ta zgjidhur si situatë dhe për t’i dhënë shërbim pacientëve sa më shpejt.  Kurse nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier doktor Ramadan Çepelja thotë se sistemet e mjekut të familjes dhe mjekut specialist nuk janë koordinuar , ndaj duhet patjetër që pacientët të kalojnë nga recepsioni për  të lënë vizitën me specialistin. Kjo ndodh pasi sistemi i brendshëm i poliklinikës nuk është vendosur në funksion. Zgjidhje problemi do të marr vetëm me vendosjen e sistemit online ku palët e përfshira të kenë akses të plotë. “Vetëm kështu zgjidhet përfundimisht ky problem“, përfundon nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier.

E deri sa kjo të bëhet realitet, pacientët do duhet të presin në radhë me ditë e orë të tëra./ TCH/

Etiketa: FierpacienteSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026
AKTUALITET

Subashi kujtohet për rrugët vetëm kur vjen Rama, nis mbushja e gropave me zhavorr

16:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën i riu

15:38 : 28/05/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

15:48 : 27/05/2026
AKTUALITET

Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier

12:15 : 27/05/2026
AKTUALITET

Gjendet i mbytur një person në Fier, detajet e para

08:57 : 27/05/2026
Para

Problem me sistemet, pacientët në radhë të gjata për vizitë te mjeku specialist

TË GJITHA

EMRI/ I dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom