• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turizmi në mars, netqëndrimet e të huajve në hotele u rritën me rreth 45%

15:40 : 19/05/2023
në AKTUALITET
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Ritmet e rritjes së turizmit këtë vit po shfaqen muaj pas muaji më të mira sesa viti 2022 që është viti më i mirë historik i sektorit.

Kjo pritshmëri pozitive duket se po ushqehet nga një sërë të dhënash ku përpos rritjes që rezulton nga lëvizjet e shtetasve e njëjta tendencë po shfaqet edhe në strukturat akomoduese.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për këto struktura për muajin e tretë të vitit ku duket se ecuria ka qenë me rritje në disa aspekte përfshirë edhe në normën neto të shfrytëzimit të kapaciteteve që në shkurt ishte lehtë më e ulët se viti paraardhës.

“Në muajin Mars 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29,8 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,9 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 46,6 %.

Lexo edhe:

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 25,8 %;  numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 44,9 %” vlerëson INSTAT.

Vizitorë

Sipas INSTAT gjatë muajit Mars 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 29,8 %, krahasuar me Mars 2022. “Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 77,8 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 66,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 72,8 %

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,8 %);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1 %)” thuhet në publikim.

Netë qëndrimet në hotele

Të huajt kanë preferuar qëndrimin në hotele por duket se rritjen më të madhe në raport me vitin parardhës e ka pjesa e kampingjeve, çadrave apo rulotëve me 2.2 herë më shumë në mars 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë muajit Mars 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me muajin Mars 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 61,3 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 91,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë.

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (64,7 %);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (66,8 %);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,0 %).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,6 %, kundrejt 8,7 % që ishte në muajin Mars 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 10,8 %, kundrejt 7,7 % që ishte në muajin Mars 2022” vlerëson INSTAT./Monitor

Etiketa: hoteleShqiperituristevizitore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

18:37 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

17:06 : 13/08/2025
AKTUALITET

Pyjet e Shqipërisë po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

15:38 : 13/08/2025
AKTUALITET

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

14:27 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
Para

Berlusconi del nga spitali pas një muaji e gjysmë, pritet nga mbështetësit poshtë banesës

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com