• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Duhen marrë përgjegjësi dhe jo gjetur fajtorë

18:16 : 18/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Ylli Manjani

Kur them se në Shqipëri ka pllakosur komunizmi, nuk përjashtoj aspak opozitën politike nga përgjegjësia. E përsësis përgjegjësia dhe jo faji. Prit një minutë, se dua të hap një kllapë të madhe këtu. (Përshkak të qasjes kritike që kam kur mendoj, jam opozitar me qeverinë.) Natyrshëm, kam mbështetur dhe mbështes çdo opozitë politike në vend, sepse opozita si individ nuk mjafton.

Kam mbështetur Lulin, megjithëse ai u kujdes më shumë të fshihte se banon në një vilë “oligarkësh” sesa të na bindte që do qeveriste vendin. Kam mbështetur Ilirin, megjithse ishte presidenti më keqkuotuar në publik. Por hajt më, ngriti disa kauza publike, të cilat fjala vjen Bajram Begaj as që guxon ti mendojë.

Mbështeta edhe Monikën, pavarësisht lojrave pas krahëve apo goditjeve poshtë brezit që u bëri kontribuesve. Të gjitha këto i kam bërë sepse jam opozitar, jo se opozita ishte më e mira). Mirëpo e vërteta duhet parë në sy sado e hidhur të jetë. Dhe e vërteta është se opozita zyrtare, me apo pa vulë, me emër të ri apo të vjetër, ka humbur lidhjen me popullin e vet. Zaten një opozitë që nuk e di se ku ka votuesit e saj, ska se si të dijë hallet e popullit në tërësi. Fakt është se që prej 2017-ës populli ka reaguar duke rrëshqitur gjithnjë e më thellë në monizëm dhe nënshtrim ndaj narkoshtetit. Shihni me vemendje se çfarë del nga komunikimi publik i opozitës me publikun ndër vite:

1. Kush bën bisnes të suksesshëm quhet oligark.
2. Profesionistët dhe shtresa e mesme është e korruptuar.
3. Pronarët janë kulakë.
4. Të përndjekurit bashkëpuntorë të sigurimit.
5. Zyrtarët publike të kriminalizuar.

Lexo edhe:

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

Me mufka të rënda si këto opozita madje ka sugjeruar hapur që të gjithë të prezumohen mafiozë, deri sa të kalojnë një veting diku. Tmerr! Komunizëm bolshevik fare. Tani, a mund të na thotë dikush se me cilin grupim social e ka mirë opozita e këtyre viteve? Pse një i ri që i dëgjon këto gjëra duhet të ndjekë opozitën?! Pse një sipërmarrës apo profesionist i lirë duhet të ndjekë e votojë opozitën?! Po një i varfër pse duhet ta bëjë?! Pse një punëtor apo zanatçi duhet të votojë opozitën, e cila i kërcënon pronarin me burg?! Pse një pronar duhet të jetë me opozitën, kur përgojohet përse ka prona? Përse një qytetar i thjeshtë që banon në vilë apo pallat modern duhet të ndjekë opozitën, i cila vilen e konsideron krim dhe kullën produkt droge?!

Ej, po u bë vite kështu.

Dhe ja ku vijmë tek rezultati: monizëm absolut.

Unë prap po them se nuk na ndihmon gjetja e fajtorit, por njohja e gjendjes, njohja e Shqipërisë dhe komunikimi i duhur me shqiptarët. E përsëris, jam për marrje përgjegjësish dhe jo gjetje fajtorësh. Nëse duam faj e fajtorë nuk dalim dot nga monizmi ku jemi zhytur. Të marrësh përgjegjësi do të thotë bëje dhe ti opozitën tënde. Bëje më të mirë se kjo që është. Llogjika që “fajin e ka kjo që është” nuk na çon më askund. As llogjika ik ti të vijë një tjetër nuk shkon. Punët e demokracisë bëhen me pjesmarrje dhe jo si spektator. Sa më takon bëj opozitën time, si gjithmonë. Nuk synoj më të ndryshoj opozitën e askujt. Kështu e shoh këtë punë.

Etiketa: ylli manjanizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

12:23 : 31/03/2025
AKTUALITET

Tenja antikushtetuese që zuri edhe Presidentin

18:14 : 30/01/2025
AKTUALITET

Manjani: Qeveritarët shpenzojnë shuma marramendëse për të sulmuar njëri-tjetrin

21:47 : 28/01/2025
AKTUALITET

“Të rinjtë në politikë pa ide”/ Manjani: Çuditërisht të gjithë e kanë me Berishën dhe jo me Ramën

21:39 : 14/01/2025
Para

Kategoria e Parë/ Skënderbeu shpallet kampion, zbardhen të gjitha dilemat për “play-off” dhe “play-out”

TË GJITHA

Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju

19:19 : 05/07/2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 2 shoferët

19:12 : 05/07/2025

Krim mjedisor në Fushë Arrëz! Kompania ‘Ber Alb’ shkarkon mbetjet industriale në lumin Fan

18:56 : 05/07/2025

Skema mashtruese/ Lihen në burg drejtuesit e “Bankers”, nuk ndryshon masa as për 7 punonjësit

18:35 : 05/07/2025

Turqi/ 3 kryebashkiakë të opozitës arrestohen për korrupsion

18:20 : 05/07/2025

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

18:03 : 05/07/2025

Itali – Shqiptari rrezikon të mbytet në lumin Piave, shpëtohet nga pushuesit

17:57 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com