• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëzhguesit ndërkombëtarë të shqetësuar nga ‘makinacionet’ e pushtetit në zgjedhje

20:18 : 15/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Misioni Ndërkombëtar Vëzhgues i Zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 doli të martën me një raport paraprak të gjetjeve për procesin zgjedhor, duke i cilësuar ato zgjedhje të dominuara nga liderët politikë dhe larg interesit real të zgjedhësve për problemet vendore.

“Fushata u dominua nga liderët e partive duke u marrë pak në konsideratë interesi i zgjedhësve,” tha ambasadorja Audrey Glover, shefe e misionit të ODIHR-it në Shqipëri.

Glover shtoi se “fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i saj nuk u përqendrua tek çështjet vendore” dhe sipas saj, “ky fokus dëmton aftësitë reale të zgjedhësve për të zgjedhur”.

Ajo e konsideroi fushatën të polarizuar politikisht dhe veçoi shqetësimet për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.

“Çështje shqetësuese janë pretendimet për rastet e keppërdorimit të burimeve shtetërore, për presione të punonjësve të administratës dhe për shit-blerje të votës,” tha Glover.

Lexo edhe:

Zgjedhjet, OSBE për 14 Majin: E vështirë të përcaktojmë nëse ishin të drejta

Problemet në shumë qendra votimi, Glover: Po mbikëqyrim gjithçka!

E pyetur nga BIRN në lidhje me përdorimin e administratës dhe burimeve publike për fushatën e partisë në fushatë, Glover tha se shpresonte që KQZ do të merrte masa për rastet e shkeljes së ligjit zgjedhor.

“Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, ishim të shqetësuar për situatat dhe manipulimet që përmenda më lart, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë, sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin,” tha Glover.

Në raportin paraprak të misionit vëzhgues theksohej fakti që qeveria dha shpërblim për pensionistët dhe mori vendime për rritje pagash në prag të zgjedhjeve si dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzim të mbështetjes së ardhshme të qeverisë për bashkitë me rezultatet e zgjedhjeve.

Glover foli dhe për rolin e medias në pasqyrimin  e fushatës, duke theksuar se ajo nuk bëri raportim për zgjedhjet por pasqyroi fushatën nëpërmjet kasetave të gatshme të kandidatëve dhe partive.

“Autonomia e tyre (mediave) ka pësuar rënie në mënyrë progresive për shkak të përqëndrimit të pronësisë së medias dhe kontrollit të ushtruar nga interesat e ndërthurura të biznesit dhe politikës,” citohej në raportin për mediat.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar për një ditë të qetë votimesh në përgjithësi, por dhe për raste presionesh pranë qendrave të votimit ndaj votuesve dhe probleme të tjera që lidheshin me standardet teknike të procesit.

“Vëzhguesit vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambjenteve të 3 për qind të qendrave të vëzhguara dhe në 11 përqind të tyre, njerëz që nuk ishin anëtarë të KQV-ve mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar,” thuhet në raport.

Ashtu si Glover, edhe përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, Stewart Dickson dhe përfaqësuesi i Parlamentit Europian, Swen Simon, u pajtuan me gjetjet e misionit të ODIHR-it dhe theksuan se zgjedhjet vendore nuk ofron platforma dhe debate mes kandidatëve për problemet lokale që lidheshin me zgjedhësit, por një fushatë të polarizuar politikisht./Reporter.al/

Etiketa: autonomiaglover

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet, OSBE për 14 Majin: E vështirë të përcaktojmë nëse ishin të drejta

15:51 : 15/05/2023
AKTUALITET

Problemet në shumë qendra votimi, Glover: Po mbikëqyrim gjithçka!

11:30 : 14/05/2023
Para

Fisnik Qosja shpall fitoren në Kavajë: Qytetarët të uritur për liri e demokraci!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com