• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet Erion Isai, reagon kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Unë e mbrojta, ai tentoi të më godasë

09:01 : 14/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Ethem Lumani, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Kolonjë, ka reaguar pasi një anëtar i KZAZ-së së koalicionit është arrestuar për dhunë ndaj kryebashkiakut aktual, Erion isait.

Isai thotë se është goditur me grusht, ndërsa Lumani tha para kamerave se në praninë e tij, ai është mbrojtur dhe shenjat në fytyrë i kishte para se të arrinte vetë ai.

Sipas Lumanit, Isai bashkë me kreun e partisë dhe disa persona të tjerë, ndër ta disa truproja kanë shkuar në Qafë Zezë për fushatë edhe pse dje ka qenë heshtje zgjedhore. Në këto kushte, Lumani tha se ka telefonuar policinë, por ka arritur vetë në vendngjarje para shefit të komisariatit.

Sipas tij, Isai dhe shoqëruesit e tij ishin larguar me shpejtësi dhe ishin ndaluar nga djemtë e qendrës së votimit në Qinam. Aty kishte nisur konflikti, që siç shpjegoi Lumani mund të kishte degjeneruar nëse ai nuk do të kishte ndërhyrë.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Kandidati tha se në sy të shefit të komisariatit një nga truprojat ka tentuar ta godasë dhe ka qenë vetë ai që ka insistuar që këtë çështje ta zgjidhin me praninë e policisë. Çfarë është e padrejtë sipas tij është forma si po interpretohet.

Lumani tha se  është përballur me tentativë dhunë nga ana e Isait, kreut socialist dhe shoqëruesit.

Lumani u shpreh se ka bërë një fushatë të qetë dhe se është krejtësisht i vetëm në këtë situatë, duke qenë se dhe policia dhe administrata, siç tha ai, janë në favor të bashkisë Kolonjë.

“Kam bërë fushatë modeste, të shkëlqyer, pa asnjë problem. Dje ishte heshtje elektorale. Mbrëmë  rivali im ka qenë për fushatë bashkë me kreun e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin në Qafëzez. Ata personat që më kanë informuar ka qenë kreu i qendrës së votimit. Më ka thënë që këtu ka ardhur kryetari i Partisë Socialiste. Kam marrë në telefon shefin e komisariatit dhe i kam thënë që sot është heshtje elektorale dhe i kam thënë; urgjentisht se sot është heshtje elektorale të lutem që të mos ndodhë asnjë aksident të vini sa më parë. Kishte ikur me shpejtësi nga Qafëzez. Djemtë në QV në Qinam e kishin lajmëruar dhe kam ikur unë përpara shefit të komsaraitit. Unë shkova dhe shova sherrin se mund të ishte shumë më i madh. Kanë tentuar të më godasin, edhe kryetari i Partisë Socialiste edhe kandidati edhe bodyguard. Jam kandidat, jam babai juaj u kam thënë rrini të qetë se po vjen shefi i komisariatit dhe në sy të shefit njëri nga ata ka tentuar të me godasë. Tani interpretohet në formë të ndryshme. Kjo është poshtërsi ndaj një personi që po bën një fushatë të qetë. Unë u bëj thirrje të shkojnë të votojnë.

Erion Isai i ka bërë ato shenja para se të vija unë, ky është grindur me këta njerëz prandaj mund të ketë ndonjë shenjë. Nuk e di unë, unë kam vajtur dhe kam shuar sherrin. Personi është anëtar i KZAZ nga koalicioni “Bashkë fitojmë” 2 -3 minuta para meje. Erion Isai nuk është goditur në prezencën time, por është ruajtur nga unë.  Këta kanë të gjithë unë jam vetëm këtu”- tha Lumani.

Etiketa: Erion IsaiEthem Lumanikolonjetensionezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën

10:15 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
Para

Voton Presidenti Begaj: Sot, qytetarët kanë fuqi të bëjnë ndryshimin me votë!

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com