Një skandal me përmasa të mëdha, ka tronditur futbollin bjellorus.
Skuadra kampione e Shakhtyor Soligorsk si dhe nënkampionët e Energetik BGU Minsk, kanë marrë dënim shëmbullor për trukim ndeshjes gjatë sezonit të kaluar.
Shakhtyor , ku aktivizohen futbollistët shqiptar, Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi, i është hequr titulli kampion.
Përveçse pa kampionat, klubi nga Soligorsku, u dënua me zbritjen e 30 pikëve këtë sezon dhe 20 për sezonin e ardhshëm, pavarësisht divizionit në të cilin garon.
Po kështu, formacioni që kishte qenë tashmë kampion në sezonin 2020-2021 do të privohet gjithashtu nga të luajturit në garat evropiane dhe federata, e cila e mbajti UEFA-n të përditësuar me procesin, ka treguar BATE Borisov, e renditur e treta, si përfaqësuese e saj në raundi paraprak i Champions League.