Mediat greke i kanë bërë jehonë arrestimit të kandidatit për koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën, Fredi Beleri. Protothema shkruan se oficerët e kanë arrestuar Belerin dhe dy bashkëpunëtor të tij pa asnjë arsye. Po ashtu në shkrim janë shtuar edhe sulmet e shumta ndaj Belerit nga kryeministri Edi Rama.
“Presidenti i Omonias në Himarë u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë Oficerët e policisë në Shqipëri arrestuan kandidatin për kryetar të Bashkisë Himarë mbrëmjen e vonë të së enjtes (11 maj) . Sipas himara.gr, policia e Edi Ramës arrestuan Fredi Belerin “pa arsye” duke përdorur metoda që i referohen një parashteti. Në një video të postuar nga faqja e internetit, presidenti i Omonias në Himarë ishte duke folur në rrugën kryesore jashtë një restoranti me kolegët e tij, kur oficerët e policisë shfaqen dhe e vënë në pranga. Më pas arrestojnë dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij dhe i vendosin në makinën e policisë. Beleri u dërgua pak pas mesnate në ambientet e komisariatit të policisë në Vlorë. Mediat shqiptare raportuan se kandidati për kryebashkiak i Himarës u arrestua me akuzën e blerjes së votës. Më herët partia minoritare KEAD kishte lëshuar një deklaratë kundër kryeministrit shqiptar për polarizimin e klimës në Heimarë”, thuhet në raportim.