Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për anëtar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se vota e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit do të mbrohet dhe numërohet si duhet.
Në një intervistë për Panorama TV, Alimehmeti, tha se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mospjesëmarrje në votime vijnë pasi ky i fundit është i frikësuar nga vota e shqiptarëve dhe se qëllimi i qeverisë së tij është të shpopullojë vendin dhe të varfërojë shtesën e mesme.
Sakaq shtoi se institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë krah qytetarëve ndaj dhe besimi i tyre është dobësuar, ku thekoi se duhet të ketë reagime nga ndërkombëtarët për deklaratat e Ramës lidhur me zgjedhjet.
Pjesë nga intervista:
Kryeministri bën deklarata për mospjesëmarrje në zgjedhje, si e komentoni?
Celsi i demokracisë është pjesëmarrja në votime, të shprehësh vullnetin dhe dëshirën. Duhet të shkosh të votosh, njëherë në 4 vjet të pyesin. Kryeministri i trembet votës së qytetareve pasi ata do votojnë ndryshimin, ne shpresojmë të jemi alternativa më e mirë por ata duhet të votojnë ku ti dojë zemra. Secili nga ne ka një përgjegjësi ndaj fëmijëve dhe nipërve, dhe të ardhmes jo thjesht ndaj hutimit.
E shikoni si strategji fjalët e kryeministrit, si gomar, dru etj?
Po heq vëmendjen nga programi, ne duam ta bëjmë këtë qytetet të jetueshëm, nuk jemi për të diskutuar fjalorin e kryeministri. Kosto e jetesë është e papërballueshme, ajri është i tmerrshëm, po abuzohet në mënyrë të vazhdueshme. Të rinjtë po ikin se nuk kanë shpresë, të gjitha këto janë dekurajim për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë. Tendenca është që shtesa e mesme të zhytet dhe të gjithë të jenë të varfër, ne kemi qëndruar këtu për të përballuar rrezikun. Kjo do thotë një vdekje e popullit shqiptar, shpopullim me axhendë. Nuk është rastësi që nuk është bërë censusi, shteti nuk e ka bërë se e di rezultatin. E njëjta gjë është me votime, dekurajojnë votime se e dinë rezultatin. Vota e tyre do numërohet.
Edhe ambasadorja Yuri Kim paraqiti këto shqetësime, për shitblerjen e votave dhe bëri thirrje që institucionet të reagojnë në kohë…
Gjithkush që ka informacion duhet të ndjekë ligjin dhe denoncimet ti çojnë në institucion. Kushdo që ka informacion duhet ta çojë në prokurori, nëse nuk e ka denoncuar është bashkëpunëtor.
Po reagon në kohë Prokuroria?
Institucionet e drejtësisë janë ndër më të pabesuara nga popullsia shqiptarëve, më pak se politikanët. Në këto terren këto lloj fidanësh mbijnë. Ai është një sistem i kyçur qëllimesh për mos ti dhënë shërbim qytetarëve, një pushtues largon popullatën. Nuk ka politika pro njerëzve, qyteti lidhet me njerëzit jo ndërtimet.
Deklaratat e kryeministrit që nuk do bashkëpunojë me bashkitë opozitare, si i komentoni? Duhet të kishte reaguar ODIHR
Deklarata e kryeministrit është joligjore, vetë e ka kërkuar votën nuk e mori me zor pushtetin. Pushteti vendor dhe qendror duhet të jenë të ndarë nga njëri-tjetrin, por duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka diferenca mes qyettarëve, le të hiqen këto ndasi. Secili të zbatojë parimin e demokracisë, vota do i mbrohet se e merr për veten e vetë dhe familjen.