• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipëria e dhënë me PPP, investimet e huaja zero”/ Analisti “shfazon” Ramën

21:54 : 08/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Përballja me të vërtetën dhe ballafaqimi me gazetarë e analistë që i devijojnë propagandës së qeverisë, nuk është pika më e fortë e kryeministrit Edi Rama.

Këtë e ka treguar në vazhdimësi, e veçanërisht sot, teksa përplasja me Neritan Sejaminin në studion e “TPZ” për tenderat abuzive, mungesën e investimeve të huaja dhe dhënien me koncesion të çdo shërbimi në nivelet e qeverisjes qendore e lokale, e ka “shfazuar” Ramën.

Sejamini i tha Ramës se gjatë 10 viteve që ai qeveris vendin nuk ka investime të huaja domethënëse siç ishte gazësjellësi TAP në kohën e Berishës, por vetëm vazhdim të investimeve të qeverisë së shkuar, siç është kontrata me SHELL për zbulimin e naftës në Shpirag.

Fakti që Sejamini i kujtoi Ramës se kontratat afatgjata të “Rilindjes” janë lidhur kryesisht me kompani shqiptare që janë regjistruar në offshore, bëri që shefi i qeverisë të humb toruan, duke iu kthyer me agresivitet: “Ça flet mo, ça flet?”,

Ne mungesë të argumenteve për të mbrojtur tezat e tij, Rama iu kthye sulmeve personale, duke e akuzuar analistin se mbron rivalin e tij Sali Berisha, pasi ka qenë këshilltar i tij.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Merri dhe lexoji investimet e huaja pse une do ua them?

Neritan Sejamini: Unë po flas për fakte ekonomike. Ose flasim me fakte ose me fushatë, kërcim dhe këngë.

Edi Rama: Si flitet kështu? Investimet janë në maksimume historike.

Neritan Sejamini: Janë kompani të huaja që kanë qenë, ose kompani shqiptare të regjistruara jashtë. Ka kompani të huaja këtu përveç SHELL?

Edi Rama: Si flisni kështu? Kjo është një gjuhë që nuk e di çfarë të them. Vetëm gjuhë faktesh nuk është. Sigurisht SHELL, nuk ka filluar të ekzistojë pasi ekzistoi partia jote. Flet në emër të asaj qeverie ti, sepse ke qenë këshilltar dhe flet në emër të Saliut.

Neritan Sejamini: Nëse ke gjë me fakte, nuk ka kuptim të thuash si flas unë.

Edi Rama: Ti je ofendues në mënyrën si flet. Je ofendues. Po mirë, po kontratat e reja të SHELL? Je i painformuar.

Neritan Sejamini: Cili është një investitor i huaj që ka ardhur në Shqipëri me qeverisjen tuaj?

Edi Rama: SHELL ka kërkuar të bëjë kontrata të reja.

Neritan Sejamini: Vazhdim i investimit…

Edi Rama: Kompanitë që nga Mercedesi deri te kompania koreane apo kompania japoneze, deri të Lufthansa që ka 400 të punësuar. Po të marr këto, por ka shumë të tjerë.

Neritan Sejamini: Sa është vlera?

Edi Rama: Më pyete për kompani dhe po ti them. Voltalia cfarë është? Kompani e madhe franceze.

Neritan Sejamini: Tenderim i Shqipërisë.

Edi Rama: Ça flet mo ça flet?

***

Edi Rama: Të thuash që Porti i Durrësit nuk është investim i huaj….

Neritan Sejamini: A do të financohet nga shitja, Porti i Durrësit?

Edi Rama: Nuk dua të flas, se nuk dua të prish gojën, këto që thua ti janë tmerre. Janë qesharake. Vjen investitori i huaj, do të bëjë invsetim 2 miliardë…

Neritan Sejamini: Faktet mund të jenë skandaloze, por janë të vërteta. Kjo e Portit të Durrësit verifikohet lehtësisht.

Edi Rama: Këto i kam dëgjuar nga partia jote në Parlament. Ose e bën me qëllim ose je out. Ti thuash audiencës tënde që ky invsetim nuk është i huaj, është turp.

Neritan Sejamini: Është kështu si them unë.

Etiketa: Edi RamaNeritan Sejaminitendera abuzivzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

Juventusi nuk gjen qetësi, pritet dënim i ri për bardhezinjtë! Kolegji i Garancive publikon raportin

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom