• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rritje elektorale pagash në prag zgjedhjesh”, ekspertët paralajmërojnë pasojat

12:00 : 02/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, qeveria po shpërblen me rritje pagash 25 mijë punonjës të pushtetit vendor, e barabartë me gjysmën e administratës vendore.

Çdo punonjës i njësive të qeverisjes vendore pritet të marrë të paktën 6,000 lekë shtesë page në muaj, e cila është premtuar të rritet më tej gjatë vitit 2024.

Ekspertët paralajmërojnë pasoja për këtë nismë që sipas tyre ka qëllime elektorale. Mbulimi i pagave do të kërkojë burime financiare shtesë, çka do të thotë që bashkitë do të duhet t’i shkurtojnë shpenzimet në zëra të tjerë. Me shumë gjasa, kjo do përkthehet në më pak investime nga bashkitëQeveria ka vendosur të shpërndajë 5 miliardë lekë të ardhura shtesë për pagat e punonjësve të pushtetit vendor në harkun e dy viteve, në kuadër të reformës për rritjen e pagës mesatare në Shqipëri.
25 mijë punonjës të administratës vendore do të marrin të paktën 6,000 lekë më shumë në pagën e çdo muaji duke nisur nga ky muaji maj.

Kjo është kategoria e dytë me numrin më të lartë të përfituesve nga rritja e pagave, pas mësuesve që llogariten në 36,570 persona në rang vendi.

Reforma e rritjes së pagave prek më shumë se gjysmën e punonjësve të administratës vendore, konkretisht 54% të totalit të të punësuarve pranë njësive të qeverisjes vendore. Rritja planifikohet të shtrihet në dy vite e ndarë në nivelin 17-30%.

Lexo edhe:

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

Në vitin e parë rritja do të jetë minimalisht 6,000 lekë për çdo punonjës dhe kosto vjetore përllogaritet rreth 1.8 miliardë lekë. Ndërsa vitin e dytë (2024) parashikohet rritje edhe më e ndjeshme dhe efekti financiar vjetor llogaritet në 3.2 miliardë lekë. Sipas qeverisë, fatura e financimit të rritjes së pagave do të përballohet nga rritja e nivelit të transfertës së pakushtëzuar nga buxheti qendror si dhe nga të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore.

Çfarë mendojnë ekspertët?

Ekonomistët dhe ekspertë të pushtetit vendor e shohin rritjen e pagave si nismë me qëllime të elektorale, teksa vënë në pikëpyetje mënyrën e sigurimit të fondeve për të përballuar rritjen e pagave, veçanërisht nga njësitë e qeverisjes vendore.

Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali thotë se rritja e pagave në tërësi fsheh qëllime të dukshme elektorale.“Në përfundim, faktet dhe argumentat çojnë në qasje të një akti qeverisje për atraksion votash.”, argumenton Haxhimali për Faktoje.

Edhe profesor Selami Xhepa ndan të njëtin vlerësim. “Që ka një qasje elektorale ështe e dukshme dhe nuk ka pikën e dyshimit e gjitha si inisiativë, por pjesa e pushtetit vendor pa asnjë dyshim, sepse është interesi material i drejtpërdrejtë. Nuk diskutohet që po.”, thotë Xhepa, duke shtuar se mbetet e paqartë se si do të mbulohet e gjithë fatura financiare e reformës.

Ndërsa Merita Toska, eksperte e politikave vendore në Coplan e vë theksin tek një tjetër problematikë, situata financiare e bashkive.

“Peshku në det, tigani në zjarr”

Po teksa të gjithë punonjësit e administratës publike po presin shtesën e parë të pagave duke nisur nga ky muaj, sikurse u premtua nga Kryeministri Rama, komisionet parlamentare që duhet të kishin miratuar projektligjin për rritjen e pagave, ende nuk kanë nisur diskutimet.

“Ligjet ishin parashikuar të diskutoheshin në seancë parlamentare ditën e enjte dhe siç ju thashë deputetë të dy krahëve më informuan që do të bëjnë propozime.

Unë gjykoj dhe i propozoj komisionit për shkak të disa propozimeve që unë nuk i kam parë të zbardhura po i gjej të arsyeshme dhe këtu nuk them njërin krah, po i referohem të dy palëve, do t’i propozoja komisionit shtyrjen. Përpos kësaj edhe Komisioni i Ligjeve që ishte komision në cilësinë e dhënies së mendimit nuk e ka zhvilluar mbledhjen ditën e sotme. Ndaj të nderuar kolegë deputetë është një çështje që unë mendoj që meriton një shqyrtim akoma dhe më të thellë.”, lajmëroi në mbledhjen e 25 prillit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduard Shalsi.

Kjo nënkupton se drafti do të mbetet sirtarëve të Kuvendit deri pas 14 majit. Me përfundimin e zgjedhjeve vendore, komisionet do të rinisin diksutimet që do t’i hapin rrugë miratimit të rritjes së pagave.

Nga reforma e rritjes së pagave në administratën publike do të përfitojnë 130,330 punonjës nga 184,396 mijë në total. E thënë ndryshe, rritja e pagave do të prekë 70% të sektorit publik në vend./faktoje.al

Etiketa: ekonomiEkspertetFushata elektoralerritje pagash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të ardhurat buxhetore në Ballkan, Bosnja dhe Serbia të parat, dy shtetet shqiptare në fund

11:28 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kursimet për pensione privat, ende në vlera modeste

11:19 : 29/05/2026
BOTA

Epërsia e Pekinit/ Si e kontrollon Kina ekonominë ruse?

09:19 : 27/05/2026
RAJONI

A është Kosova vërtet aq e varfër sa raportohet?

16:04 : 23/05/2026
AKTUALITET

Retorika boshe e Ramës, Shqipëria nuk është gati për një ekonomi pa cash

17:00 : 21/05/2026
AKTUALITET

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

12:44 : 21/05/2026
Para

Nuk do ta besoni! Shifra marramendëse e bizhuterive të Rita Orës në “Met Gala 2023”

TË GJITHA

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom