Veshjet që iu nxjerrin në pah dhe “mbushin” format Ka nga ata që ndihen keq, por ka të tjera që e shohin si avantazh: të kesh gjoks të vogël mund të jetë pengesë, por edhe kënaqësi në të njëjtën kohë për të përcaktuar veshjet e gardërobës.
Pa pasur nevojë të bëni ndërhyrje estetike për të rritur numrin, ka mjaft mënyra për t’i dhënë vlerë formave natyrale duke zgjedhur veshjet e duhura dhe duke devijuar vëmendjen e atyre që mbështeten te këto pika të forta. Por mos harroni, femrat me gjoks të vogël mund të veshin mjaft rroba që një femër më e bëshme nuk mundet. Ja disa këshilla.
1- Reçipetat – Zgjidhni modelin më të përshtatshëm për t’i dhënë vlerë formave dhe ky sigurisht që është hapi i parë që duhet marrë. Ideale janë push up që ngre gjoksin dhe e “mbush” në mënyrë natyrale, duke preferuar ato me mbushje. Si alternativë janë edhe reçipetat në formë trekëndëshi, sigurisht me mbushje, ndërkohë që është mirë të shmangni formën “ballkon”.
2- Efekti optik – Veshjet me fantazi apo me punime dore mbushin figurën dhe theksojnë format.
3- Dekolte e thellë – Ndryshe nga sa ndodh tek femrat me forma, një formë e tillë dekolteje nuk ju tregon vulgare. Vetëm pjesa e kraharorit të mos jetë si skelet.
4- Crop top – Edhe pse vishen më shumë gjatë verës, tashmë janë element edhe i gardërobës dimërore. Është mënyra ideale për ta shmangur vëmendjen nga gjoksi, duke u fokusuar tek beli dhe barku. Sigurisht duhet të keni një bark të sheshtë dhe të tonifikuar.
5- Minifundi – Fundi i shkurtër vendos në plan të parë këmbët dhe vëmendja fokusohet në pjesën e poshtme të trupit. Këtë vit vishet me cizme cuissard, mundësisht të kuqe.
6- Beli i lartë – Eshtë një domosdoshmëri e stinës, si për pantallonat ashtu edhe për fundet. Një truk i vogël viziv që ndihmon në mbushjen e bustit dhe toraksit, duke përfshirë edhe gjoksin.
7- Çfarë duhet të shmangni – Së fundi, disa ndalime: më mirë të hiqni dorë nga bluzat dhe veshjet me jakë si zemër, pasi duhen mbushur në mënyrën e duhur dhe veshjet oversize, ku toraksi rrezikon të “zhduket”.