• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi: Do t’i tregojmë Qeverisë se si qeveriset një vend njerëzish të qytetëruar!

23:30 : 26/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi prezantoi sonte programin e tij zgjedhor pas një konsulte me të paktën 70 ekspertë vendas dhë një numër të madh institucionesh, të vendit dhe të huaja.

“Kolonat kryesore mbi të cilat mbështetet siguria jonë për të ardhmen janë Demokracia Direkte dhe Zhvillimi Ekonomik”, tha Boçi duke sqaruar se bashkia do të krijojë 9 kompani me kapital të përbashkët për të krijuar shumë vende të reja pune.

Duke shpjeguar atë që ai e quajti një risi absolute në Shqipëri, Luçiano Boçi sqaroi se “protokollet Qytetëse që ai do të firmosë u japin pushtet real qytetarëve”.

“Përmes të drejtës kushtetuese të Peticionit, 1% e banorëve mund  ta detyrojnë Këshillin Bashkiak të mblidhet dhe të diskutojë çdo çështje me interes publik; 5% e banorëve mund të kalojnë në votim të Këshillit Bashkiak çdo propozim të tyre dhe 25% e banorëve mund të rrëzojnë çdo vendim të Këshillit Bashkiak dhe ta kthejnë atë për rivotim”.

“Do t’i tregojmë Qeverisë sesi qeveriset një vend njerëzish të qytetëruar!” – shpjegoi profesori i letërsisë së krahasuar i cili për herë të parë do të përfshijë në votim edhe Diasporën mbi çdo projekt-vendim të këshillit bashkiak.

Lexo edhe:

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

Ai ripërsëriti projektet ambicioze të bashkisë së tij përfshi Parkun Teknologjik Universitar – Technopolis – që mori në fund të takimit edhe mbështetjen e plotë të rektorit të Universitetit Polis Prof. Dr. Besnik Alia.

“Ata që u tallën me qytetin e filmit dhe parkun e lojrave për fëmijët tanë janë të njëjtët që po mashtrojnë me garat e Formula Uno-s në një bashki ku 50% e rrugëve janë të pa shtruara dhe afër këtij cirkuiti gjendet një mal i tërë me plehra. Ata që u tallën me qytetin e filmit harruan se në Elbasan kanë shkatërruar shtëpinë e kulturës, kinematë e qytetit, madje dhe këndin sportiv historik të Elbasanit”,
 reagoi Boçi. “Andi Deliana – një qytetar elbasanas – shpjegoi ai, është pedagog i Universitetit Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork dhe po zbaton një nismë të njëjtë në Amerikën Latine. Ai është i lumtur ta sjellë atë përvojë edhe në qytetin e tij të lindjes”.

Boçi lajmëroi një firmosje të afërt për një projekt tjetër madhor në Elbasan dhe vuri në pah se është i gatshëm të punojë ngushtë me një bërthamë shumë profesionale ekspertësh që janë sot brenda bashkisë së Elbasanit.

Ai po ashtu shtoi se synon të përfshijë shumë të tjerë të lënë në harresë nga politika si dhe me emra të shquar të diasporës që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme.

Boçi shfaqi edhe imazhe nga zgjidhja për kryqëzimin e Cërrikut, Parkun e ri Olimpik, Muzeun e Gjallë të Zejeve, etj – projekte për të cilët z. Luçiano Boçi ka identifikuar tashmë zgjidhjet e nevojshme për realizimin e tyre pa vonesë.

“Secili prej jush është një Kampion i Ndryshimit”, u tha Boçi të pranishmëve që morën pjesë në takimin entuziast.

Etiketa: 14 majluciano bociprogramzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025
Para

“Dinamo nuk shet ndeshje”, Tahiri analizon Superioren: Meritë e Gesit që Tirana kryeson, Kolela bëri “faull”

TË GJITHA

Merr flakë stalla e bagëtive në Pogradec

12:40 : 09/10/2025

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com