• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në 2023 – 1.2 mld lekë fitime nga lejet e ndërtimit/ Kamza e Rakip Sulit drejt betonizimit

23:50 : 22/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

I ndërtuar nga banorët përgjatë tre dekadave, qyteti i Kamzës po sheh një rritje të numrit të lejeve të ndërtimit për pallate gjatë viteve të fundit, çka rrezikon sipas ekspertëve që të dëmtojë karakterin komunitar të zonës.

Ferit Gjokola jeton prej vitesh në një shtëpi private në rrugën OSBE në Kamëz, por ai nuk është i bindur nëse kjo do të vazhdojë shumë gjatë. Kryefamiljari sheh shtimin e pallateve shumëkatëshe vërdallë dhe druhet nëse shtëpia e tij do të mund t’i mbijetojë valës së re të ndërtimeve.

“Në mos sot, nesër do të bjerë pre e shembjeve për t’i hapur rrugën ndonjë pallati,” thotë ai.

Vetëm 7 kilometra larg Tiranës, Kamza është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të lartë të banimit në Shqipëri.  Qyteti u ndërtua pa asnjë plan dhe iu nënshtrua një procesi formalizimi përgjatë tre dekadave të fundit, ndërsa popullsia u shtua me shpejtësi nga migrimi i brendshëm.

Falë emigrimit dhe punës në kryeqytet e gjetkë, dhjetëra mijëra familje arritën të ndërtonin shtëpitë e tyre me moton kryesore “një bukë e një tullë”. Këto ndërtime informale janë stigmatizuar shpesh për shfaqjen e tyre kaotike, por qyteti mbart sipas arkitektëve edhe një veçori shumë specifike të krijimit.

Lexo edhe:

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

Arjan Hoxha: E gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve në çdo QV

Arkitektja Dorina Pllumbi e quan Kamzën një “qytet mbërritës”; ku banorët kanë krijuar një lidhje solidariteti mes tyre.

“Banorët e Kamzës e kanë ndërtuar qytetin e tyre totalisht nga zero, duke u mbështetur tek njëri-tjetri. Kjo ka bërë që gjatë procesit të ndërtimit të qytetit të ndodhë natyrshëm edhe një proces shumë i rëndësishëm social, ai i formimit të komuniteteve bazuar në lidhje solidariteti, duke ju gjendur njëri-tjetrit afër në momente të vështira,” tha Pllumbi për BIRN.

Por kjo veçori rrezikon të ndryshojë me rritjen e numrit të pallateve shumëkatëshe që po ndërtohen në zonë gjatë viteve të fundit. Deri para pak vitesh, numëroheshin me gishtat e dorës pallatet me më shumë se 5 kate në Kamëz, por prej vitit 2018 janë miratuar së paku 22 leje ndërtimi për pallate shumëkatëshe, kryesisht përgjatë rrugës nacionale që lidh kryeqytetin me veriun, por edhe më në brendësi të qytetit.

Bashkia e Kamzës i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se përgjatë dy viteve të fundit 2021-2022 kishte dhënë 276 leje ndërtimi, mes së cilave 18 ishin pallate. Bashkia shtoi se kishte arkëtuar nga lejet e ndërtimit 418 milionë lekë në vitin 2021 dhe 620 milionë lekë në vitin 2022. Ndërsa në buxhetin e vitit 2023, bashkia e Kamzës parashikon të fusë në arkën e saj një vlerë prej 1.2 miliardë lekësh nga lejet e ndërtimit.

Aktivistët shprehen se ndonëse për momentin shifrat nuk janë alarmuese, në qytet tashmë ndjehet një farë pezmi prej transformimit që po ndodh.

“Politikat urbane të shprishjes së jetesës horizontale dhe ndërtimit të jetesës vertikale me pallate shumëkatëshe në mënyrë të dhunshme në Tiranë, po i afrohet ngadalë-ngadalë edhe Kamzës,” thotë Diana Malaj, aktiviste e grupit ATA në Kamëz.

“Kamza mund të vihet në sprovë në dekadën e ardhshme nga i njëjti rrezik,” shtoi ajo, duke theksuar se pushteti vendor nuk ka shumë ndjeshmëri ndaj asaj që kanë ngritur familjet në dekadat e fundit.

Për arkitekten Dorina Pllumbi, Kamza nuk duhet të lejojë që tregu imobiliar i apartamenteve të minojë funksionimin komunitar të qytetit dhe të banorëve të saj.

“Pallatizimi i Kamzës do të ishte një ndërhyrje e dobët, që do të ndikonte në humbjen e karakterit të saj komunitar dhe transformimin e qytetit në një qytet gjenerik,” përfundoi Pllumbi./Reporter.al/

Etiketa: bashkia kamezbetonizimileje ndertimirakip sulizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

19:00 : 21/05/2025
AKTUALITET

Arjan Hoxha: E gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve në çdo QV

16:59 : 11/05/2025
AKTUALITET

Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

09:17 : 08/05/2025
AKTUALITET

Arjan Hoxha denoncon Rakip Sulin: Ka bërë tendera rrugësh para zgjedhjeve! Hedh asfalt sipër baltës

19:02 : 28/04/2025
AKTUALITET

Probleme teknike, “e-Albania” bllokon prej ditësh lejet e ndërtimit. Rrezikohen afatet e aplikimi

12:22 : 23/04/2025
AKTUALITET

DOKUMENTI/ Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli kallëzohet në SPAK

11:36 : 16/04/2025
Para

Thirrja e origjinës; “Të rikthyerit” që po investojnë në vendlindje

TË GJITHA

Zjarr në Lazarat, rrezikohen disa banesa

17:19 : 25/05/2025

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com