• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Logot e partive dhe Berisha kryetar, Kolegji vendos sot për dy kërkesat e “Bashkë Fitojmë”

11:00 : 21/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kolegji Zgjedhor pasditen e sotme do të dalë me një vendim lidhur me dy kërkesë-paditë e paraqitura nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” sa i përket fletës së votimit, që është miratuar nga KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe vendosjen e emrit të Sali Berishës si kryetar i koalicionit.

Dy kërkesat e opozitës u rrëzuan nga Komisioni i Ankesave dhe Sanskioneve në KQZ, ndaj koalicioni Berisha-Meta kërkon ndryshimin e vendimeve të KAS.

“Të ndryshohet përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur heqjen e Logos së Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie”, thuhet në kërkesë-padinë e “Bashkë Fitojmë”.

Për të marrë këtë vendim, Kolegji ka përcaktuar edhe trupi gjykues dhe orën e seancës, që do të zhvillohet pasditen e kësaj të premte.

“Me Urdhër datë 21.04.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 21.04.2023, ora 17:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë”, thuhet në një njoftim.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Ndërkohë sa i përket vendimit për vendosjen e emrit të Berishës në fletën e votimit, Kolegji do të “vulosë” fatin e “Bashkë Fitojmë” duke u shprehur në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 18:00 të kësaj të premteje.

Njoftimi për kërkesë-padinë për heqjen e logove:

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.14 Regj. Themeltar, Datë 20.04.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS:    KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”.

I PADITUR:   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – (KQZ).

OBJEKTI:     Ndryshimin e Vendimit nr.62, datë 19.04.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Ndryshimin e vendimeve nr. 360 dhe 363 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur heqjen e Logos së Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.360, datë 15.04.2023, ka vendosur:

  1. Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Ndërsa, me Vendimin nr.363, datë 15.04.2023, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi:

  1. Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie në 60 bashki, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.62, datë 19.04.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, vendosi:

  1. Rrëzimin e Kërkesës ankimore të paraqitur nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në datën 18.04.2023.
  2. Lënien në fuqi të vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.360 dhe nr. 363 të datës 15.04.2023”.

Më datë 21.04.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Edlira Petri (Relatore);
  2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
  3. Esmeraalda Xhili (Anëtare);
  4. Emona Muçi (Anëtare);
  5. Alma Kolgjoka (Anëtare)

Me Urdhër datë 21.04.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 21.04.2023, ora 17:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Njoftimi për kërkesë-padinë për emrin e Sali Berishës si kreu i koalicionit:

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr.15 Regj. Themeltar, Datë 20.04.2023 Regjistrimi, me:

mbahet të premten (21 prill) në orën 18:00, në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën.

PADITËS:    KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”.

I PADITUR:   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – (KQZ).

OBJEKTI:     Ndryshimin e Vendimit nr.61, datë 19.04.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

         Ndryshimin e vendimeve nr.361 dhe 362 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur përbri emrit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” emrin e z. Sali Berisha.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.361, datë 15.04.2023, ka vendosur:

“1. Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Ndërsa, me Vendimin nr.362, datë 15.04.2023, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi:

    “1. Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në 60 bashki, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.61, datë 19.04.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, vendosi:

    “1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, sa i takon pasqyrimit të emrit të Kryetarëve të partive udhëheqëse të koalicioneve “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit.

  1. Rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për sa i përket pasqyrimit të shkronjave nistore të partive përbërëse të koalicioneve përbri emrit të koalicionit përkatës.
  2. Rrëzimin e kërkesës së palës së interesuar, koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për vendosjen e emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
  3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 21.04.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Marsela Dervishi (Relatore);
  2. Esmeralda Xhili (Anëtare);
  3. Alma Kolgjoka (Anëtare);
  4. Emona Muçi (Anëtare);
  5. Manjola Xhaxho (Anëtare);

Me Urdhër datë 21.04.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 21.04.2023, ora 18:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Etiketa: bashke fitojmeKolegji ZgjedhorKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
Para

Baba Mondi uron Fitër Bajramin: Të mbushen zemrat e njerëzve me dashuri

TË GJITHA

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom