• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Zv.sekretarja e Ramës avokate private në Strasburg kundër Shqipërisë

21:20 : 14/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një skandal i ri ka përfshirë sferat më të larta të qeverisjes. Zv.sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, ka ushtruar aktivitetin e saj privat si avokate edhe pse që nga viti 2013 është emëruar në detyra të larta të administratës publike.

Kështu me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Elira Kokona është emëruar sekretare e përgjithshme e ministrisë së Kulturës, por pavarësisht kësaj paralelisht ajo ka vazhduar e qetë punën si avokate, madje në çështje në gjykatën e Strasburgut.

Sipas dokumenteve zyrtare, Elira Kokona rezultonte se e ushtronte lirshëm aktivitetin e avokatit, madje pa bërë asnjë dorëheqje formale. Në një shkresë të Gjykatës së Strasburgut në Janar të vitit 2014 ku informohej Avokatura e Shtetit shqiptar mbi numrin e çështjeve në proces deri në 20 dhjetor 2013, Elira Kokona figuron e përfshirë si avokate në 12 çështje private, duke përfaqësuar klientët e saj edhe pse ajo ishte emëruar në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës që prej tre muajsh.

Sipas ligjeve në fuqi detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, por në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një konflikt të pastër interesi të dyanshëm. Pasi si avokate Elira Kokona në shpërdorim të pastër detyre, duhet të mbronte në Strasburg interesat e klientëve të saj që ishin në gjyq me qeverinë, ndërkohë që ajo ishte pjesë e rëndësishme e saj.

Sipas vendimit të 24 qershorit 2014, rreth 9 muaj pasi Elira Kokona ishte emëruar si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë Kulturës rezulton se ka qenë avokate e zonjës Selvi Beçaj kundër Shqipërisë. Në prezantimin e palëve gjykata e Strasburgut përmend zëvendësimin e përfaqësues se qeverisë e cila deri në shtator të 2013 kishtë qenë Ledina Mandia, avokate e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës, me Alma Hiçkën avokaten e shtetit të vendosur nga Edi Rama.

Lexo edhe:

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Ndërsa Elira Kokona ka vazhduar paralelisht punën si avokate dhe në vendimin e gjykatës së Strasburgut nuk rezulton e zëvendësuar apo e larguar.

Në një dokument të shqyrtuar nga gjykatat e Strasburgut të PRIMA SH.P.K. dhe Artan KOZMAI kundër Shqipërisë, i cili ka datën 6 janar 2015, Elira Kokona edhe pse ishte në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës rezulton se është avokate e palës ankimuese.

Por pas emërimit në administratën e lartë shtetërore Elira Kokona ka përfaqësuar si avokate klientët edhe në çështje edhe në Shqipëri. Në vendimin nr. 52 të 2 dhjetorit 2013, Elira Kokona ka qenë përfaqësuese e zotit Bujar Dede, në asnjë rresht të vendimit nuk përmendet largimi i përfaqësimit nga Elira Kokona, që nëse do të kishte ndodhur pas emërimit të saj në detyrë do të ishte shkruar dhe nënvizuar në vendim.

Pavarësisht këtij shpërdorimi të pastër të detyrës, Elira Kokona ka vazhduar karrierën në shkallët e qeverisjes, ku nga Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, në vitin 2017 është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në vitin 2022 ka kaluar si zëvendëse e Engjëll Agaçit, si Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

/News24/



Etiketa: Edi RamaElira kokonaStrasburg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

“Asfalt elektoral”, Llatja i Elbasanit shpenzon 7 mln euro për mbushjen e gropave!

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom