Trajneri i Bayern Munchen Thomas Tuchel ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Hoffenheim. Tekniku gjerman u pyet edhe për episodin mes Manes dhe Sanes. Senegalezi goditi me grusht Sanen në dhomat e zhveshjes pas humbjes 3-0 me Manchester City në “Etihad” të martën.
“Unë personalisht nuk kam qenë dëshmitar i asaj që ndodhi sepse isha në sallën e trajnerëve. Fola me të gjithë ata që e panë skenën. Ishte e rëndësishme të sqaroheshim dhe e bëmë dje në mëngjes. Fatkeqësisht nuk jemi ekipi i parë që i ndodh diçka e tillë dhe ndoshta nuk do të jemi të fundit. Mënyra se si u trajtua kjo ka patur efekt purifikues.
Do të vazhdosh të vësh bast për Manen? Unë e njof atë si një profesionist të nivelit të lartë. Nuk ka qenë kurrë fajtor dhe ka ende besimin tim të plotë. Ai kërkoi falje që ishte plotësisht e besueshme, por ajo që bëri ishte e tepërt, kundër kodit të sjelljes së Bayern Munchen. Gjithsesi të gjithë bëjnë gabime. Është pjesë e të qënit një model dhe unë jam avokati i tij i parë mbrojtës. Ai e komunikoi këtë shumë qartë… nuk ka asgjë perfekte.
Çfarë efekti mund të ketë kjo? Mund të japim edhe shenja të tjera se jemi gjallë. Është e qartë se është kaluar një kufi, por kur ndodh, ndodh. Nuk më duheshin prova se ka jetë në ekip, por kishte një efekt pastrues. E ndjej në stërvitje.
A e ka humbur Mane shpërthimin e tij? Ndonjëherë duket kështu, ndoshta është për shkak të një besimi të caktuar, por duhet një rregullim. Atij i mungon lehtësia për të mos menduar dhe heziton pak. Ndonjëherë duket sikur është një gjysmë hapi vonë. Shpresoj se mund ta kthejmë atë në nivelet e tij.”