Nga Klodian Tomorri
Tek ligji i ri per tatimin mbi te ardhurat eshte zgjeruar gama e shpenzimeve te pazbritshme per efekte fiskale. Qeveria ka propozuar dhe Parlamenti ka votuar qe rryshfeti dhe mitdhenia te klasifikohen si shpenzime te pazbritshme per efekte fiskale.
Pra nga sot dhenia e rryshfetit merr karakter fiskal. Biznesit qe japin rryshfete lart e poshte tek zyrtaret dhe ministrat mund ti deklarojne ato ne bilancet e tyre, por ne rubriken perballe do te duhet te llogarisin dhe tatim fitimin 15 per qind.
Megjithate ky eshte vetem hapi i pare. Ne amendimin tjeter te ligjit per tatimin mbi te ardhurat rryshfetin do ta klasifikojme si shpenzim te zbritshem. Pra kur biznesi jep 1 milione euro tek ministri per te marre nje tender ska pse paguan dhe tatim fitimin 15 per qind per kete 1 milione eurosh.
Se me Mertirin dhe Zoton keshtu i gjeti belaja keta. Ngaqe ja moren leket paradhenie s’ja u prishin dot kontraten tani dhe thone s’na le arbitrazhi. Po te ishte rryshfeti shpenzim i zbritshem do e kishin amortizuar deri tani ata. Prandaj duhet bere dhe kjo pune.
Vazhdon modernizimi i regjimit fiskal sipas direktivave te OECD-se.