• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E rëndë/ Mësuesi dhunon nxënësin në Lezhë, e përplas në dërrasë të zezë

20:51 : 12/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të qytetit të Lezhës, Rasim Malecaj prind  i dy nxënësve në shkollën 9-vjeçare Malecaj,  ankohet në Fiks Fare për mësuesin e lëndës së Bio-Kimisë, pasi i ka dhunuar djalin.

Rasimi tregon se me datë 21 shkurt 2023 djali i tij ka shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, kur në orën e mësimit i ka kërkuar leje mësuesit të lëndës së Biologjisë të dilte nga mësimi për nevojat e tij personale.

Mësuesi i lëndës nuk e ka lejuar, djali është ngritur në këmbë , pasi e ka pasur të domosdoshme të dilte nga klasa, por mësuesi e ka kapur në pjesën e krahut  dhe e ka përplasur në dërrasën e zezë. Rasimi tregon se po  atë ditë janë njoftuar drejtori i shkollës, mësuesja kujdestare dhe uniformat blu të qytetit të Lezhës për të cilën është ngritur dhe një kallëzim mbi mësuesin.

Rasimi thotë se fëmijët kanë gati 1 muaj që nuk shkojnë në shkollë.  Edhe 13 vjeçari i dhunuar i pyetur nga Fiksi tregoi se në orën e pestë i kishte kërkuar leje mësuesit të  dilte nga klasa për nevoja personale ” doja të shfryja hundët, nuk mund t’a bëja në klasë”, por mësuesi nuk e kishte lejuar ndaj ai ishte ngritur vetë pa leje për të dalë. ” Mësuesi u revoltua dhe më tërhoqi nga krahu e më përplasi në dërrasë të zezë” tregon 13 vjeçari.

Me të dalë nga klasa nxënësi ka takuar mësuesen kujdestare  dhe i ka treguar problemin. Më pas ka njoftuar edhe prindërit dhe policinë. Atë ditë në shkollë është mbajtur një procesverbal me dëshminë e të gjithë të pranishmëve në ngjarje, e më pas prindi dhe nxënësi janë larguar për të bërë denoncim në polici. Por Rasimi tregon se në polici ditën e ngjarjes nuk u është marr kallëzimi, pasi nuk ka patur psikolog.

Lexo edhe:

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

“Na thanë hajdeni paraqituni nesër”, shton prindi.  Të nesërmen sërish e njëjta situatë shprehet Rasimi , nuk kishte psikolog por që kallëzimi u bë.  Policia i kishte sugjeruar edhe për një rapor mjeko- ligjor në lidhje me shenja që mund të kishte djali në krah, por pas kalimit të 24 orëve ” M’u duk e kot” shprehet Rasimi.

Gazetarët pas këtij denoncimi iu drejtuan shkollës Malecaj , ku takuan nxënës dhe mësuesen kujdestarë të djalit 13 vjeçar. Mësuesja kujdestare pohoi se mësuesi në disa anë nuk është i kuptueshëm, siç u shpreh ajo ” i pa marrun vesh”.

E pyetur nga gazetarët se nëse ka patur mundësinë të fliste  me mësuesin e kallëzuar, ajo thotë se atë ditë në moment mësuesi ka mbyllur klasën me çelës bashkë me nxënësit brenda me pretekstin e shmangies së konfliktit me prindin e fëmijës.  ” Atë ditë është mbajt një procesverbal, ku nxënësit deklaruan skenën që panë se e kishte kap prej krahu, kurse mësuesi nuk ka pranuar që e kishte prek me dorë djalin” tregon mësuesja kujdestare.

Gazetarët kërkuan edhe për mësuesin, por në oborrin e shkollës gjetën nxënës të tjerë. Ata u  shprehën se mësuesi nuk është më në këtë shkollë sepse ka bërë një ngatërresë me një djalë  që e ka kap prej krahu dhe e ka shtyrë në dërrasën e zezë me forcë. “Kanë ndodhur edhe disa gjëra të tjera me të, nuk kemi bërë zë. Mua s’më ka ndodhur gjë, por shokëve të tjerë  po” pohon njëri prej nxënësve.

Redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion ZVAP dhe DRAP Lezhë ku në përgjigje të tyre këto institucione thanë se me datë 22.02.2023 grupi i punës u paraqitë në shkollë për verifikimin e situatës ku mori takim me mësues , drejtues, nxënës dhe prindin Rasim Maleci si dhe zhvilloi pyetësor me nxënësit e klasave VI,VII,VIII,IX.

Nga analiza e situatës së bërë grupi i punës ka konstatuar se mësuesi Bajram Shpellzaj ka marrëdhënie të mira me nxënësit dhe nuk konstatohet që ky rast ka qenë rast dhune.

Me datë 23.02.2023 në shkollën Torovicë ( shkolla Malecaj varëse) është mbledhur komisioni i etikës që ka vendosur që  çështje të shqyrtohet nga komisioni i disiplinës. Po më këtë datë është mbledhur komisioni i disiplinës ku të gjithë anëtarët janë shprehur se nuk është rast dhune, por mësuesit i është dhënë masë disiplinore “qortim” me argumentin që mund ta kishte menaxhuar më me kujdes situatën.

Gazetarët takojnë mësuesin e akuzuar duke e pyetur mbi situatën. Mësuesi Bajram Shpellzaj tha se nxënësin nuk e ka prekur me dorë, është një situatë e nxitur nga prindi, djali ka dalë vetë nga mësimi pa lejen e tij. Për deklaratën e nxënësve të tjerë ai në vetëmbrojtje thotë se fëmijët mund edhe të gënjejnë, sepse në përgjithësi nuk ka patur probleme të tilla.

Aktualisht mësuesi Bajram Shpellzaj është transferuar në shkollën e Torovicës, duke shpresuar që mos të ketë më raste të tilla.

/TCH/

Etiketa: dhunelezhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

11:55 : 20/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

10:31 : 20/07/2025
AKTUALITET

Sherri për çadrat/ Dhunimi i biznesmenit në Ksamil, arrestohen tre persona (EMRAT)

09:20 : 20/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

21:21 : 19/07/2025
SPORT

Plas grushti në miqësoren mes Elbasanit dhe Pogradecit, në fushë futen edhe tifozët/ VIDEO

20:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Zgjohet policia e Sarandës, shoqëron agresorin që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

19:25 : 19/07/2025
Para

VOA: 87% e shqiptarëve pohojnë se korrupsioni është problemi kryesor në vend

TË GJITHA

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025

Vrasja e Santiago Malkos/ SPAK jep pretencën për klanin ‘Duka’, kërkon 157 vite burg për të akuzuarit

13:32 : 21/07/2025

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

13:32 : 21/07/2025

“Republika e Kryetarit Suprem, Kuvendi i Gazëve dhe Zengjineve”!

13:25 : 21/07/2025

Berisha publikon pamjet: Ja si u manipulua votimi me “Trenin Bullgar” në 11 maj

13:19 : 21/07/2025

Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s

13:11 : 21/07/2025

Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

13:08 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com