• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plani Rama për bllokimin e mjekëve/ Diplomë pas 3 viteve punë, ose 18.000 € tarifë për studimet

15:58 : 11/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE

Kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj studentëve të Universitetit të Mjekësisë se do t’i frenojë të braktisin sistemin duke emigruar në Gjermani pas përfundimit të studimeve, duke u mbajtur “peng” diplomën duket se po shndërrohen në një plan të mirëfilltë.

“Paguajmë ne, ua bëjmë gati, vjen gjermani kur thonin filmat, edhe na i merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Kështu që e para, diplomën e mjekët nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën. Do shkosh një herë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty, pastaj do marrësh dhe diplomën e pastaj shko ku të duash, sipas afateve të caktuara. Për më tepër, e dimë shumë mirë se si në shumë vende, mjekët që janë standardi më i lartë i shërbimit human, nuk i marrin diplomat menjëherë por duhet të tregojnë dhe që janë të zotë tu shërbejnë njerëzve përveç se të japin provime, se nuk mund të vazhdojë kjo histori kështu”, u shpreh Rama në tetorin e vitit të shkuar.

Ashtu siç ka paralajmëruar prej më shumë se 6 muajsh, kryeministri duket se ka nisur hartimin e një strategjie së bashku me “Mjekësinë” për të ndalur “hemorragjinë” në sistemin shëndetësor vendas, duke formësuar idenë e një bllokade ndaj profesionistëve të rinj të fushës.

Sipas A2CNN, rritja e pagave në këtë sektor që kryeministri ka njoftuar në prag të fushatës zgjedhore, nuk është vetëm hapi i parë për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë.

Kjo pasi, Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata dhe politikat frenuese priten të nisin së shpejti me studentët e Mjekësisë.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Plani “Rama”, për të detyruar studentët që t’i kthejnë “borxhin” Shqipërisë duke punuar për disa vite në sistemin shëndetësor vendas do të nisë që para se ata të hyjnë në auditorët e fakulteteve.

Studentëve do t’u duhet kështu të firmosin një kontratë, ku ata do të pranojnë për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri dhe diplomën e Mjekësisë do ta marrin vetëm pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim.

Studentët që nuk pranojnë kushtet e parashtruara në këtë kontratë, ashtu siç Rama kishte kërcënuar do t’u duhet të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë për të fituar të drejtën që të studiojnë në UM.

Ndërsa për mjekët në sistem, rritja e pagave do të shoqërohet më lehtësi të tjera, pasi punonjësit e sistemit shëndetësor publik do të mbështeten më kredi të buta.

Masat e Ramës dhe Universitetit të Mjekësisë, të cilëve u kërkoi adresimin e problemit janë të vonuara dhe vijnë pas më shumë se 10 vitesh “hemorragjie” që e kanë zhytur sistemin mjekësor në krizë profesionistësh.

Teksa spitalet mbeteshin bosh dhe mjekët fluturonin drejt Gjermanisë, qeveria e Edi Ramës nuk ndërmori asnjë politikë sociale për të ndaluar këtë fenomen shqetësues.

Këtë e tregojnë edhe shifrat që Universiteti i Mjekësisë raporton, pasi që nga 2016 mbi 1 mijë mjekë kanë braktisur punën në Shqipëri. Barrën e emigrimit në sistem e rëndon edhe më shumë fakti se 20% e të larguarve ishin më përvojë dhe në specialitete të ndryshme.

Etiketa: Edi Ramaeksodi i mjekevestudentet e mjekesiseUniversiteti i Mjekesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

Atentati ndaj Ndrecës/ Topalli: Fushata është çelur me tritol! Si në Afganistan!

TË GJITHA

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com