• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E rëndë/ Hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës (FOTO)

08:22 : 11/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në orët e para të mëngjesit është hedhur në erë me tritol makina e kryetarit të Partisë Ddemokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Ky i fundit është zgjedhur kryetar i PD-së për Vaun e Dejës, pas zgjedhjeve të Rithemelimit, dhe ka qenë në krah të kandidatit Zef Hila për zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit.

Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Burime bëjnë me dije se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së Ndrecës në momentin kur ka shpërthyer.

Nga veprimet e para hetimore të policisë rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Benard Ndreca ka hipur në automjet.

Lexo edhe:

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

Vau i Dejës është një nga bashkitë e pakta ky opozita kandidon me dy emra. Nga Rithemelimi kandidon Zef Hila, i cili ka mbajtur dhe mandatin e deputetit, si dhe ka qenë më herët në krye të Bashkisë.

Dhe nga ana tjetër kandidon Klomentina Drini, e cila nuk ka marrë as mbështetjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, të propozuar në listë nga Grupi Alibeaj.

1681195037_2-3KwBKbCYra-transformed
1681195023_1-hMbvZo0nZ-transformed
Bernard Ndreca
1681195023_1-vgtjxkGeMd-transformed
  • Çfarë njofton policia për shpërthimin me tritol?

“Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

  • Shpërthimi ndodhi vetëm një ditë pasi Grupi Alibeaj “tradhtohet” nga demokratët në Vaun e Dejës

Kujtojmë që ditën e djeshme lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të “Grupit Alibeaj” në Vaun e Dejës del në mbështetje të kandidatit të Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PD dega e Vaut të Dejës, e cila me anë të një komunikate zyrtare për shtyp njofton se nga sot, ata shprehin hapur mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila.

Në komunikatë mes të tjerash, shkruhet se ata distancohen nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe Alibeajt, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejës.

“DEKLARATË E KANDIDATËVE TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË BASHKISË VAU DEJËS

Ne, kandidatët për këshilltarë të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, duke falenderuar Kryesinë e Degës dhe strukturat e PD, Dega Vau Dejës, për besimin dhe mbështetjen, shprehim qëndrimin tonë lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023:

Ne sot, me anë të kësaj deklarate, shprehim hapur mbështetjen tonë për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” z. Zef Hila.

Ne distancohemi nga çdo kandidaturë personale e kujtdo qoftë ajo, përfshirë edhe të kryetarit të komanduar të PDSH-së, për sa kohë kjo kandidaturë është nxjerrë në kundërshtim me vullnetin e demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit.

Ne i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të bashkisë së Vau Dejësit, që të bashkuar të mbështesim kandidatin e përbashkët të demokratëve, z. Zef Hila dhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Z. Zef Hila është ish-kryebashkiaku jonë, është Deputeti ynë, është njeriu më i votuar dhe më i mbështetur i kësaj zone, dhe po ashtu edhe në listen tonë për këshilltarë bashkiak janë përfshirë gra dhe burra të ndershëm, profesionistë e me integritet, me kontribute për komunitetin tonë, e të gjithë janë të gatshëm për të punuar me përkushtim dhe me besim, për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak dhe të z. Zef Hiles si kryetar i ardhshem i Bashkisë Vau Dejës me 14 Maj.”, njoftoi dje PD-ja ne Vaun e Dejes.

Etiketa: bashkia e Vaut të DejësBernard NdrecaPartia DemokratikePDtritolZef Hilazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Alimehmeti: U krijuan pakënaqësi nga primaret në PD dhe përfaqësimet që u dhamë aleatëve

09:45 : 02/09/2025
AKTUALITET

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025
AKTUALITET

QSUNT po kthehet në qendër tregtare! PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli

11:53 : 31/08/2025
AKTUALITET

Sistemi shëndetësor në kolaps financiar/ PD: QSUT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

11:14 : 30/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025
Para

Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë

TË GJITHA

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025

“OK nga lart”/ Si e përdori Edi Rama ligjin për “strategjikët” për të betonizuar bregdetin

10:32 : 03/09/2025

EMRAT/ Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari me të shkuar kriminale dhe shoku i tij

10:24 : 03/09/2025

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025

Dy aksidente njëri pas tjetrit tek “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, ka të plagosur

09:53 : 03/09/2025

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

09:42 : 03/09/2025

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com