• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Edhe për sa kohë do ta mbështesin rusët Putinin?

17:39 : 09/04/2023
në BOTA

Nga Sam Greene “Center for European Policy Analysis” /Shumë analistë – përfshirë mua – prisnin që publiku rus të ishte një frenues i aftësisë së Vladimir Putinit për ta zhytur vendin e tij në një luftë në Ukrainë. Me e gjithë përpjekjet e tij më të mira, deri në fillimin e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, Putini nuk kishte arritur të bindte më shumë se rreth 17 për qind të rusëve me idenë e tij se ukrainasit dhe rusët duhet të jetonin një shtet të vetëm.

Po ashtu, dhe deri fund të vitit 2021, nuk kishte asnjë zonë elektorale të rëndësishme që të përkrahte në masë dhunën. Është vërtetë:Rusët ishin mbledhur fuqishëm rreth flamurit pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë në vitin 2014, por ai ishte një pushtim kryesisht pa gjakderdhje.

Edhe Putini dukej i pasigurt se si do të reagonin rusët ndaj pamjeve të shkatërrimeve masive të qyteteve ukrainase, një ankth ku mund të jetë bazuar edhe plani i tij fillestar luftës, që parashikonte një fitore të shpejtë me luftime minimale.

Në fund, po shihet se Putini nuk duhet të jetë dhe aq i shqetësuar. Një numër jo i vogël rusësh protestuan në fillim të luftës, duke sjellë arrestimin e 15.000 prej tyre. Por Kremlini e mbyti në një mënyrë efektive lëvizjen kundër luftës që në fillimet e saj, dhe rrugët sheshet e Rusisë kanë qenë jashtëzakonisht të qeta gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar.

Në fakt, ishte vetë publiku rus që i bëri po aq dëm lëvizjes kundër luftës sa edhe Kremlini, ose ndoshta edhe më shumë. Ndërsa mbështetja për luftën ra nga rreth 80 për qind në marsin e vitit 2022, në rreth 70 për qind një vit më vonë, një zhvendosje e përmasave kaq të vogla nuk ndihmon sigurisht në ndezjen e shkëndijës për një revolucion të ardhshëm.

Lexo edhe:

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

Sipas të dhënave nga Levada Center dhe Russian Field – jo të pësosura, duke pasur parasysh vështirësitë e anketimit në një regjim tepër autoritar, por më të mirat që janë aktualisht në dispozicion – kundërshtimi ndaj luftës mbetet i përqendruar mes të njëjtave zona që janë rreshtuar në mënyrë më të besueshme kundër Putinit që nga protestat “Bolotnaya” të viteve 2011-2012, të cilat shënuan sfidën e parë të madh ndaj legjitimitetit të tij.

Në veçanti, janë të rinjtë urbanë, ata që e marrin shumicën e lajmeve të tyre nga interneti. Sado e bezdisshme që ka qenë lufta për shumë njerëz, ajo nuk duket se ka krijuar zona të reja elektorale kundër Kremlinit. Megjithatë mbështetja publike për këtë luftë, duket dhe ndihet shumë ndryshe nga “tubimi rreth flamurit” pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Ai terren ishte krijuar me emocione pozitive:Për të gjitha arsyet e gabuara, shumica e rusëve, përfshirë ata që nuk ishin më parë ishin aq entuziastë për Putinin, ishin të mbushur me një ndjenjë të madhe krenarie dhe optimizmi. Ajo përvojë emocionale ndikoi më shumë se sa vetëm tek mbështetja e një marrëdhënie të re midis rusëve dhe Putinit.

Ajo krijoi një ndjenjë bashkimi mes vetë rusëve të zakonshëm. Natyrisht, në shumë aspekte ishte ndjenja e krenarisë për pushtimin e përbashkët në vitin 2014, ajo që i dha mundësi Putinit të përsëriste kryqëzatën e tij perandorake në vitin 2022.

Por emocioni kryesor që duket se po përjetojnë tani rusët është ankthi. Pasiguria për të ardhmen – sidomos përqindja e rusëve që thonë se nuk mund ta parashikojnë të ardhmen e tyre më shumë se për disa muaj – është në nivelet më të larta që nga viti 2001, pak kohë pasi Putini u ngjit për herë të parë në pushtet me premtimin për t’i dhënë fund kaosit dhe pasigurisë së viteve 1990.

Rusët e zakonshëm po i përgjigjen këtij ankthi në mënyra të ndryshme. Shumë prej tyre po ikin nga vendi, duke shtuar radhët e një komuniteti në rritje të emigrantëve politikë që sot jetojnë nga Mongolia në Manhatan. Për këta rusë, sfidat e mërgimit janë më tërheqëse se çfarëdo perspektive që ka atdheu i tyre.

Megjithatë, shumë të tjerë mbeten në Rusi, dhe për ta antidoti i pasigurisë është besnikëria aktive:pra t’i komunikojnë regjimit dhe bashkëqytetarëve të tyre se janë anëtarë të besueshëm, “normalë” dhe të besueshëm të shoqërisë, dhe se e pranojnë realitetin e Rusisë siç është, dhe jo siç do të donin të ishte.

Ky zakon i besnikërisë performuese e ka garantuar pushtetin e Putinit për vite me radhë, por lufta – dhe kufizimet drakoniane të vendosura ndaj çdo mospajtimi publik – i kanë dhënë një avantazh shumë më të madh. Rusët po i rikthehen gjithnjë e më shumë praktikës së denoncimeve , “informimit” të autoriteteve mbi fqinjët, kolegët, shokët e klasës, madje edhe personave të panjohur që dyshohen se ushqejnë ndjenja kundër luftës, shpesh me pasoja katastrofike për subjektet e ankesave të tyre.

Dhe kjo nuk është sjellja e një komuniteti të mbushur me krenari, optimizëm dhe bashkim.

Edhe pse rusët po kthehen kundër njëri-tjetrit dhe denoncojnë tek autoritetet njëri-tjetrin, ata po distancohen gjithnjë e më shumë nga vetë shteti. Sondazhet nga Russian Field tregojnë se vetëm një pakicë rusësh, besojnë atë që u thotë atyre qeveria për mobilizimin dhe për viktimat.

Dhe në mesin e brezit të rusëve që kanë më shumë gjasa të shkojnë në luftë, vetëm 18 për qind e shohin televizionin shtetëror si një burim të besueshëm informacioni. Pra Putin gëzon mbështetjen e një popullate që nuk i beson atij, por që po mëson t’i besojë edhe më pak tjetrit.

Për momentin, bilanci i këtij ekuacioni funksionon në favor të Putinit:Mënyra më e mirë që rusët të mbrohen kundër bashkëqytetarëve të tyre, është ta bëjnë të qartë se ata e mbështesin Putinin dhe luftën. Megjithatë, sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më e rrezikshme bëhet kjo strategji. Tek e fundit, ankthi ngjall shpeshherë pakënaqësi.

Etiketa: mbeshtetjePutinRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

10:01 : 05/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
BOTA

Biseda telefonike, Putin dhe Trump zotohen të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm

21:39 : 04/06/2025
BOTA

VIDEO/ Momenti kur rrëmbehet në mes të ditës biznesmeni në Moskë, e fusin në bagazhin e makinës

21:21 : 04/06/2025
BOTA

Për herë të parë, Putin zhvillon bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

19:56 : 04/06/2025
BOTA

Trump bisedë telefonike me Putin për 75 minuta: Nuk pritet paqe e afërt me Ukrainën

19:10 : 04/06/2025
Para

Akuzat për kërcënim të arbitrave, reagon Kastrioti: Po na prishin imazhin e klubit!

TË GJITHA

Gjendet një person i pajetë në shkurre në kryeqytet! Dyshime e para

14:39 : 07/06/2025

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com