• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Programi i ri i Bankës Botërore për Shqipërinë, 900 mln dollarë deri në 2027

23:35 : 04/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Në Tiranë, Banka Botërore prezantoi sot programin e ri të partneritetit me Shqipërinë për periudhën 2023-2027, i cili vë në dispozicion të projekteve të zhvillimit 900 milionë dollarë. Programi, u miratua muajin e shkuar nga Bordi i Drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore, pas negociatave të gjata me qeverinë shqiptare.

Strategjia 5 vjeçare, siç shpjegoi përfaqësuesi i Bankës në Shqipëri Emanuel Salinas, mbështetet në tre shtylla kryesore. Së pari, krijimi i më shumë vendeve të mira pune, sidomos për rininë dhe gratë. “Ne mendojmë që në të ardhmen sfida jonë është që të krijojmë vende më të mira pune, mundësi më të mira, për të shfrytëzuar maksimalisht talentin e njerëzve këtu në vend dhe për të krijuar stimuj që njerëzit të qëndrojnë këtu dhe të kenë jetë produktive në vend”, shpjegoi zoti Salinas.

Së dyti, përdorim më i mirë i kapitalit njerëzor, duke vijuar me përmirësimin e shëndetësisë, së arsimimit, të mbrojtjes sociale dhe të shërbimeve publike. “Kemi punuar së bashku me qeverinë e Shqipërisë për shëndetësinë gjatë këtyre viteve të fundit, sidomos për rindërtimin e spitaleve dhe gjithashtu dhe për përmirësimin e cilësisë së shtrirjes së kujdesit shëndetësor te publiku. Por mendojmë që ka mundësi për të bërë më shumë në të ardhmen. Sa i takon arsimit jemi shumë të lumtur që të nisim të punojmë për të përmirësuar aftësisë digjitale për fëmijët dhe presim me shumë padurim për mundësi të tjera, për të bërë më shumë për këtë gjë”, deklaroi përfaqësuesi i Bankës Botërore.

Shtylla e tretë, përqëndrohet te qëndrueshmëria dhe rezistenca. “Ajo për të cilën do të punojmë së bashku me qeverinë është të rrisim rezistencën për krizat e ardhshme, rezistencë financiare të aseteve fizike, të përmirësimit të infrastrukturës për të ulur ndikimin e disa prej këtyre ngjarjeve në të ardhmen dhe sidomos edhe përmirësimin e menaxhimit të katastrofave në përgjithësi”, u shpreh zoti Salinas.

Banka ka aprovuar 4 projektet e para në kuadër të programit të ri, që kapin një total prej 355 milionë dollarësh. Nga këto 100 milionë do të shkojnë për rehabilitimin e urave në rrezik dhe përmirësimin e sistemeve të tyre të mirëmbajtjes; 70 milionë dollarë të tjerë si mbështetje për sektorin e bujqësisë, përmes nxitjes së inovacionit, zgjerimit të ujitjes inteligjente dhe rritjes së aksesit të produketeve bujqësore në tregjet vendase dhe ato të BE-së; 65 milionë dollar do të financojnë digjitalizimin e mëtejshëm të shërbimeve publike dhe ngritjen e laboratorëve digjitalë për fëmijët në 200 shkolla dhe 120 milionë dollarë për financimin e politikave të zhvillimit që do të ndihmojnë në forcimin e aftësisë ripërtëritëse të ekonomisë dhe qëndrueshmërinë mjedisore të modelit të rritjes së Shqipërisë.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur me kornizën e re të partneritetit me Bankën Botërore. “Në memorien time është procesi më i dialoguar, është procesi më i thelluar në çdo sektor dhe në çdo detaj dhe është procesi më jo konvencional që kemi bërë, për të adresuar realisht të gjitha ato pika të organizmit, të vendit, dhe të jetës sociale dhe ekonomike të vendit që do të stimulojnë energji të reja zhvilluese”, vuri në dukje kryeministri Rama./VOA

Etiketa: bankabordiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 5 prill

TË GJITHA

Salianji voton në burgun e Fierit, thirrje për pjesëmarrje masive: Të çlirojmë Shqipërinë!

09:12 : 11/05/2025

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

09:10 : 11/05/2025

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com