• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bashkia e Veliajt e pashpirt edhe me fëmijën autik!”

19:59 : 18/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Bashkia e Veliajt e pashpirt edhe me fëmijën autik!”, kështu është shprehur nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, teksa ka reaguar për diskriminimin që Bashkia ka bërë ndaj fëmijës autik.

Vasili ka ndarë në adresën e tij në FB, një shkrim nga Boldnews.al, ku shkruhet se pas katër vitesh, prindërit fitojnë betejën 4-vjeçare me Veliaj.

“Veliaj dhe Bashkia e tij arrijne kulmin derisa i mohojne ndihmen femijes, qe vuan me autizem per 4 vjet duke shkuar edhe ne Gjykata kunder familjes se femijes. Keta te pashpirt qe vjedhin miliona dhe bejne propagande dhe sperdredhje te peshtira perpara kamerave nuk i japin ndihmen aq jetike femijes autik.

Mohimi nga Bashkia i mbeshtetjes me mesues shtese ka shkaktuar regres në zhvillimin e tij mendorte femijes. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve.

Dy prinderit e femijes për shkak të problemeve shëndetësore te femijes se tyre me autizem kërkuan caktimin e një edukatoreje shtesë, e cila do të ndihmonte fëmijën që të avanconte në mësim-dhënie,njëlloj me bashkëmoshatarët e tjerë. Fëmija paraqitet edhe para Komisionit Multidisiplinar Mjekësor, i cili rekomandon që i mituri duhet të asistohet nga një mësues shtesë të paktën pesë orë në javë”, shkruan Vasili.

Lexo edhe:

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Vasili vijon më tej teksa shprehet se mungesa e mësueses ndihmëse ka sjellë që fëmija i mitur të ketë regres në zhvillimin e tij mendor. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësinë e jetës së familjarëve të tij, ndikim negativ në funksionimin e jetës së përditshme, si dhe në marrëdhëniet ndërpersonale.

“Por Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtoria Vendore e Arsimit Tiranë, i caktohet një mësuese shtesë për fëmijën e mitur që të zhvillojë vetëm një orë mësim në javë për fëmijën e mitur. Pra thuajse asgje ne krahasim me ate qe kishte nevoje femija autik.

Komisioneri Kunder Diskriminimit, në Prill të vitit 2020, konstaton se institucionet shtetërore, përfshirë drejtoritë e Bashkisë së Tiranës dhe Zyra Arsimore e kryeqytetit kanë diskriminuar fëmijën e mitur.

Në vendimin e Komisionerit kundra Diskriminimit lexohet ndër të tjera se: “Rekomandimi i komisionit multidisiplinar për të asistuar fëmijën me mësues ndihmës i është njoftuar Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve (DPÇK) më datë 07.01.2020. Edhe pas datës 07.01.2020 DPÇK, Bashkia Tiranë nuk rezulton që të ketë marrë asnjë masë për të zbatuar rekomandimin e komisionit multidisiplinar dhe për të siguruar mësuesin ndihmës”.

Ndersa në Gjykatën Administrative u thirrën ekspertë psikologjikë, të cilët arritën në konkluzionin se “Mungesa e mësueses ndihmëse ka sjellë që fëmija i mitur të ketë regres në zhvillimin e tij mendor. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve të tij, ndikim negativ në funksionimin e jetës së përditshme, si dhe në marrëdhëniet ndërpersonale”.

‼️Kjo eshte Bashkia apo neveria bashkiake mizore e Erion Veliajt.

‼️Keta hipokrite me Veliaj ne krye, qe bejne propagande te fellliqur e qe vjedhin me inceneratore e shkaterrojne qytetin ne kulla jane te gatshem te shkaterrojne edhe jeten dhe shendetin e qytetareve””, shkruan Vasili.

Në vitin 2019, dy prindër regjistruan fëmijën e tyre të diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik, në një prej kopshteve publike të Tiranës. Për shkak të problemeve shëndetësore, prindërit kërkuan caktimin e një edukatoreje shtesë, e cila do të ndihmonte fëmijën që të avanconte në mësim-dhënie, njëlloj me bashkëmoshatarët e tjerë.

Pas një morie veprimesh proceduriale, nga Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës dhe Drejtoria Vendore e Arsimit Tiranë, caktohet një mësuese shtesë për fëmijën e mitur. Mësueses i caktohet që të zhvillojë vetëm një orë mësim në javë për fëmijën e mitur.

Prindërit nuk ishin aspak dakord me këtë vendim të vartësve të Veliajt, pasi kjo kohë ishte tërësisht e pamjaftueshme për zhvillimin e fëmijës së tyre. Ata ankohen pranë Komisionerit për Diskriminim, ku kërkojnë konstatimin e diskriminimit të fëmijës së tyre.

Çështja përfundon në Gjykatën Administrative, ku prindërit gjenden sërish në betejë ligjore përballë Bashkisë së Tiranës, e cila kundërshtonte pretendimet e prindërve.

Në gjykatë u thirrën ekspertë psikologjikë, të cilët arritën në konkluzionin se “Mungesa e mësueses ndihmëse ka sjellë që fëmija i mitur të ketë regres në zhvillimin e tij mendor. Ngjarja ka sjellë ndryshime themelore në stilin dhe cilësine e jetës së familjarëve të tij, ndikim negativ në funksionimin e jetës së përditshme, si dhe në marrëdhëniet ndërpersonale”..

Pak javë më parë, edhe Gjykata e Apelit Administrativ u dha të drejtë prindërve të fëmijës së mitur.

Në vendimin e Gjykatës lexohet se “për shkak të pakujdesisë në bashkëpunim së të dy organeve, ZVA Tiranë dhe DPÇK pranë Bashkisë Tiranë, ka ndodhur shkelja e të drejtës për trajtim të barabartë në situata të ngjashme apo të njëjta dhe trajtim ndryshe në situata të ndryshme”.

Në këtë mënyrë përfundoi beteja ligjore 4-vjeçare e dy prindërve, të cilët nuk kërkuan as më e shumë e as më pak se sa një të drejtë ligjore për fëmijën e tyre të mitur-një mësues shtesë.

Etiketa: Bashkia e Tiranesfemije autikpetrit vasiliVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Ja pse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

18:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

20:46 : 03/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
Para

Ish-lojtari i Liverpool i jep fund karrierës, shkak u bë një problem në zemër

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com