• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ “Na vrave”, Aleks Vishaj dhe Cllevio me shpejtësi 300 km/h në tunelin e Kalimashit

23:27 : 14/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SHOW BIZ

Aksidenti tragjik me tre viktima dhe tre të plagosur në mbikalimin e Saukut, ku “Audi A8” i 20-vjeçarit Klevis Ruçaj thuajse fluturoi drejt rrethrrotullimit dhe përfundoi në nënkalim mbi kofanon e një mjetit tjetër, u duk sikur nisi një fushatë sensibilizimi në rrjetet sociale me hashtagun “shpejtësia vret”.

Por as kjo fushatë dhe as 4 jetë të tjera të humbura në Kavajë, Durrës apo Dibër, që e pasuan këtë aksident tragjik, duket se nuk e kanë ndalur vrullin e të rinjve shqiptarë për të lëvizur me shpejtësi marramendëse në rrugët e vendit.

Numri i lartë i aksidenteve tragjike duket se nuk ka mundur të shërbejë si këmbanë alarmi, ndërsa të rinjtë shqiptarë vijojnë të rrezikojnë jetët e tyre, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Sikur të mos mjaftonin aksidentet, videot ku promovohet tejkalimi i shpejtësisë dhe ku manovrat e gabuara në rrugë, janë shndërruar në trend në rrjetet sociale, kryesisht “Tik Tok” dhe “Instagram”, ku të rinjtë synojnë të gjenerojnë pëqlime dhe reagime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arena e gjithe shqiptarve🖤❤💣 (@arena_al1)

Lexo edhe:

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

E teksa ende nuk ka kaluar një javë nga aksidenti pranë TEG, ku humbën jetë Klevis Ruçaj, Erisilda Abedini dhe Sikela Përroj, dy personazhe të njohur në rrjetin social “Tik Tok” kanë prodhuar një tjetër skenë të frikshme në rrugë.

Aleks Visha dhe reperi problematik Kleviol Ahmeti shfaqen duke lëvizur me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit, me një automjet “Ferrari” që shihet teksa arrin shpejtësinë 307 km/h.

Në videon që filmohet nga Ahmeti, ata tregojnë videon për ndjekësit e tyre shpejtësinë e frikshme me të cilën po lëvizin në tunel, në drejtim të qytetit të Kukësit, dhe në një moment rrezikojnë të përplasen me një makinë tip “Mercedes Benz” që ndodhet përpara tyre.

“Aleks na vrave, të kam vëlla. Bravo Aleks, bravo”, dëgjohet t’i thotë reperi nga Lushnja, mikut të tij që drejton mjetin dhe pas frenimit, shmang një aksident që mund të kishte rezultuar fatal me atë shpejtësi.

Edhe pse çdo ditë aksidentet po marrin jetë njerezish, shqiptarët me sa duket e kanë të vështirë të ndërgjegjësohen dhe të rinjtë kanë kthyer në sfidë publikimin e videove ku thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.

Etiketa: aksidentet rrugoreAleks VishajCllevio Serbianogara shpejtesiekleviol ahmetiTik Tok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime/ Prokuroria e Beratit jep pretencën për babain dhe gjyshen

10:42 : 12/04/2025
AKTUALITET

Vokshi: Rama po kontrollon internetin përmes pajisjeve speciale, cënohen zgjedhjet

12:19 : 09/04/2025
AKTUALITET

Shqiptarët 33 mln euro fitim nga rrjetet sociale, ekspertët: Është përhapur gjerësisht

16:09 : 06/04/2025
BOTA

A do të mbijetojë TikTok në SHBA?

22:35 : 05/04/2025
Para

Statistikat e frikshme të Haaland, sulmuesi thyen një tjetër rekord historik

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com