• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro bie poshtë 114 lekëve, prek nivelin më të ulët të vitit 2023

17:12 : 13/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro e ka nisur edhe këtë javën me rënie dhe ka zbritur për herë të parë për këtë vit poshtë kufirit të 114 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 113.97 lekë, vlera më e ulët i vitit 2023. Kursi i këmbimit të euros po i afrohet sërish niveleve më të ulëta historike, që u shënuan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Më datë 28 dhjetor 2022, euro preku edhe nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit me lekun, në nivelin e 112.83 lekëve.

Ekspertët e kursit të këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit të euros gradualisht ka rikthyer tiparet e pjesës së fundit të vitit të kaluar, të karakterizuar nga një kërkesë e dobët për euro, të ndërthurur me një ofertë konstante dhe të kënaqshme të monedhës europiane.

Kjo situatë po sjell një rënie të vazhdueshme të euros në kursin e këmbimit me lekun. Pas gjysmës së dytë të muajit nëntor, kërkesa për euro në tregun valutor shqiptar u tkurr nga ndërprerja e importeve të energjisë elektrike. Kjo situatë i dha një goditje të mëtejshme kursit të euros, që gjatë vitit 2022 kishte shfaqur një tendencë të mëtejshme rënëse, pavarësisht blerjeve të mëdha nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, të vlerësuara në rreth 400 milionë euro.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Një faktor tjetër që e ka ulur më tej kërkesën për euro, sipas ekspertëve, mund të ketë qenë kryerja e blerjeve të përqendruara të valutës në fund të dhjetorit, duke përfituar nga kursi shumë i ulët. Sipas tyre, shumë biznese mund ti kenë kryer paraprakisht blerjet për nevojat e tremujorit të parë, duke bërë që kërkesa në vazhdim të bjerë.

Potencialisht, një faktor me ndikim në forcimin e lekut kundrejt euros mund të jetë edhe natyra shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale në vend. Norma bazë e interesit ka arritur në 2.75%, nga 0.5% që kishte qenë një vit më parë. Transmetimi i kësaj rritjeje në tregun financiar ka sjellë një ngadalësim të ndjeshëm të kreditimit të ekonomisë, sidomos duke filluar nga tremujori i fundit i vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, edhe deficiti buxhetor vitin e kaluar pësoi rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë. Në teori, tkurrja e ofertës së lekut mund të ketë ndikuar gjithashtu në mbiçmimin e monedhës vendase. Ekspertët besojnë se ndoshta gjatë muajve në vazhdim mund të ketë një shtim të stimulit fiskal, edhe për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve vendore në muajin maj.

Por, përvoja ka treguar se periudhat parazgjedhore shoqërohen edhe me shtim të ofertës së euros në tregun valutor, ndaj ndoshta as zgjedhjet vendore mund të mos kenë një efekt të rëndësishëm në drejtim të zhvlerësimit të lekut.

Faktor tjetër në favor të forcimit të lekut mund të ketë qenë edhe përmirësimi i bilancit tregtar në fillim të këtij viti. Për muajin janar deficiti tregtar u ul me 19.4% krahasuar me një vit më parë dhe me 70.3% krahasuar me dhjetorin. Ndërkohë, të dhënat e tërthorta që lidhen me turizmin janë gjithashtu mjaft pozitive. Për muajin janar, hyrjet e shtetasve të huaj pothuajse u dyfishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vazhdim, efekti i turizmit në prurjet valutore pritet të rritet gradualisht dhe në mungesë të faktorëve të tjerë balancues gjasat janë që kjo të sjellë një rënie të mëtejshme të kursit të euros./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
BOTA

KE-ja i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

13:54 : 04/06/2025
Lajmet e Dites

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:59 : 04/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 1 Qershor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

10:46 : 01/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 31/05/2025
Para

Miku i ngushtë i Kiarës habit me deklaratën: Nuk e shikoj në finalen e Big Brotherit

TË GJITHA

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com