Analisti Andi Bushati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që i la vulën e PD-së Enkelejd Alibeajt.
Bushati shkruan në një reagim në rrjetet sociale, se tani nuk ka më dyshime – kush është me vulën është zar i Edi Ramës.
‘Tani nuk ka më dyshime: Kush është me vulën është zar i Ramës. Tani është më e lehtë të kuptohet se pse këta të vulës i votuan Ramës zgjatjen e mandatit të motrës së Belindës në komisionin e vettingut dhe pse bashkojnë votat për ligje që nxjerrin nga loja kundërshtarët politike Një vit më parë Rama i’u shpëtoi kokën me sambistë, tani i’u shpëtoi vulën me gjykatës’, shkruan Andi Bushati në një postim në FB.














