Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha për mediat se protesta e opozitës që është zhvilluar ditën e sotme ia ka arritur qëllimin dhe ka përmbushur pritshmëritë e demokratëve.
“Ju e patë nga entuziazmi i njerëzve dhe tani në takimet e fundit që po bëjmë dhe në atë që ishte në Bulevard, unë them se ia arriti qëllimit. Jemi në stinë protestash, zgjedhore. Do të ecim me zgjedhje dhe protesta”, tha Boçi nga sheshi para kryeministrisë.
Po ashtu, Boçi është shprehur edhe në lidhje me fatin e logos dhe vulës së PD-së në Gjykatën e Apelit, seancë që ka nisur që prej orës 11:00.
“Vazhdon seanca gjyqësore, vendimi mund të dalë pas një orë ose 2-3 orësh. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë duhet të ishte e regjistruar”, tha ai.
Boçi u shpreh se do të vazhdojnë protestat, të cilat ka thënë që do të shtrihen në të gjithë vendin: “Protesta quhet e përfunduar dhe e thashë që ka lënë të hapur dhe vazhdimin e protestave të formave të ndryshme. Do të vazhdojnë protestat në të gjithë vendin”.














